Saturday, July 20, 2024
No menu items!
spot_img
BallinaLajme“Pagesat për vizita djali juaj i kreu në vitin 1998”- Veprimi fisnik...

“Pagesat për vizita djali juaj i kreu në vitin 1998”- Veprimi fisnik i doktorit Fisnik Jashari

Një gjest mbreslënës dhe njerëzor e ka bërë neurologu nga Drenasi, Fisnik Jashari. Ai në raportin e vizitës së nënës së invalidit të luftës së UÇK-së Feim Krasniqit e ka përçuar një mesazh që pagesat për vizitat mjeksore i ka kryer djali juaj në vitin 1998. Raporton/Rrjeti.info.

Feim Krasniqi, që është invalid i luftës nga Malisheva, ka thënë për rrjeti.info se në atë moment është ndier i emocionuar.

“Mjeku mesiguri më ka njoftur dhe e ka vlerësuar kontributin tim gjatë luftës pasi që unë e pata humbur këmben në luftë dhe do ta jepja edhe jetën vetëm që Kosova të çlirohet”,ka thënë Krasniqi.

Neurologu në letrën e pagesave i shkruan nënës së Feim Krasniqit, diçka për tu duartrokitur, i thotë se djali juaj pagesat i ka kryer në vitin 1998 në luftën e Kosovës.

“Nëna e Feimit, nëna Havë, pagesat për vizita djali juaj i kreu në vitin 1998, çdo të mirë”, shkruhet në letër nga mjeku./Rrjeti.Info.

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -
Google search engine

Most Popular

Recent Comments

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com