Friday, September 11, 2026
No menu items!
spot_img
BallinaBlogNë prill Kurti e donte Vlora Çitakun kryetare të Kuvendit, sot nuk...

Në prill Kurti e donte Vlora Çitakun kryetare të Kuvendit, sot nuk ia dhanë votat për nënkryetare

Kreu i LVV’së, Albin Kurti, në prill të këtij viti, në mungesë të votave për presidentin, kishte bërë oferta për bashkëpunim me partitë politike. LDK’së ia kishte ofruar disa ministri, ndërkohë PDK’së një rrokadë mes pozitash, shkruan Express.

Kurti kishte thënë se PDK’së i kishin ofruar që të ndërronin postin e kryetarit të Kuvendit me atë të nënkryetarit, duke përmendur emrat e Bedri Hamzës apo Vlora Çitakut si të preferuar.

“Kam bërë një ofertë konkrete edhe ndaj Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për të zhbllokuar situatën politike. Në këtë ofertë propozova një rrokadë mes Kryetares aktuale Haxhiu dhe përfaqësuesve të PDK-së, ku PDK mund të marrë pozitën e Kryetarit të Kuvendit. Pra, Kryetarja Albulena Haxhiu të bëhej nënkryetare e Kuvendit, ndërsa Bedri Hamza ose Vlora Çitaku të merrnin drejtimin e Kuvendit. Ky do të ishte një koncesion i madh që e bëjmë ne që Albulena Haxhiu t’ia lirojë vendin Bedri Hamzës a Vlora Çitakut.”, kishte deklaraur Kurti.

Derisa sot, LVV nuk e ka përkrahur emrin e Vlora Çitakut për nënkryetare, duke vazhduar bllokadën institucionale./.Express/

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -
Google search engine

Most Popular

Recent Comments