Wednesday, October 23, 2024
No menu items!
spot_img
BallinaLajmeDiskutohet për Projekt-Strategjinë për Zhvillimin dhe Fuqizimin e Rinisë në Komunën e...

Diskutohet për Projekt-Strategjinë për Zhvillimin dhe Fuqizimin e Rinisë në Komunën e Ferizajt për vitin 2024-2029 si dhe Draft -Planin e Veprimit për Rininë 2024-2027

Në Galerinë e Arteve në Ferizaj, drejtorja e Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit Xhemile Murati-Shabani, ka mbajtur konsultim publik për të diskutuar për Projekt-Strategjinë për Zhvillimin dhe Fuqizimin e Rinisë në Komunën e Ferizajt për vitin 2024-2029 si dhe Draft -Planin e Veprimit për Rininë 2024-2027.

Drejtorja Xhemile Murati-Shabani ka thënë se ky dokument është pjesë e projektit “Angazhimi i të Rinjve, një Zë për Ndikim”, i financuar nga Departamenti i Shtetit të SHBA-së përmes programit “Alumni Engagement Innovation Fund 2023”, mbështetur nga Ambasada e SHBA-së në Kosovë, administruar nga KUSA dhe zbatuar nga dy anëtarë të Alumni, në bashkëpunim me Organizatën Qendra për Avokim dhe Angazhim Qytetarë AdVOICE.

“Strategjia e Rinisë për Komunën e Ferizajt, vjen si domosdo e kohës, për të orientuar me saktësi, të shtrirë në kohë e me objektiva të qarta, vizionin tonë për të rinjtë”, ka thënë drejtorja e kulturës.

Plani i Veprimit 2024 – 2027 është realizuar me përkrahjen e projektit “Mbështetja e të rinjve/të rejave nga komunitetet pakicë me aktivitete psiko-sociale, emocionale si dhe fuqizimi, integrimi i tyre në aktivitete kulturore në Rajonin e Ferizajt, faza e dytë.” Ky projekt është financuar nga iniciativa ‘Komuna për të rinjtë,’ e cila mbështetet nga Qeveria e Japonisë përmes Fondit Japonez për Zhvillim Social, të administruar nga Banka Botërore dhe implementuar nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal në bashkëpunim me Fondin e Zhvillimit të Komunitetit (CDF), dhe participuar financiarisht nga Komuna e Ferizajt.

Në këtë konsultim publik, nuk ka pasur komente, por ata që dëshirojnë të japin komentet e tyre, mund t’i bëjnë deri me datën 28 qershor në këto emailat: Shyhrete.topalli@rks-gov.net, si dhe në info.ferizaj@rks-gov.net

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -
Google search engine

Most Popular

Recent Comments

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com