Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj në bashkëpunim dhe në mbështetje të komunës së Ferizajt dhe në përkrahje të OJQ-ve ” Kuvendi i të rinjve të Ferizajt” dhe ‘’ Flutura Academy ‘’ kanë realizuar minimaratonen tashmë tradicionale “Vapojmë me Policinë”. Ky aktivitet filloi nga palestra e sporteve ‘’Bill Clinton’’ në Ferizaj dhe është organizuar për nderë të ‘’Dita çlirimit të Ferizajt’’ dhe përshkoi një shteg vrapimi afër 5 km , nga palestra e sporteve, rruga ‘’ Brahim Ademi e deri të rrethrrotullimi që të dërgon tek ‘’Parku i Lirisë’’ dhe anasjelltas.
Kanun Veseli zëdhënës i Policisë së Kosovës për regjionin e Ferizajt, ka thënë para mediave se një bluzë që është shitur për garuesit e vrapimit ka kushtuar 5 euru dhe ato mjete do t’i dërgohen familjeve skamnore. “Është planifikuar shtegun e vrapimit me gjatësi prej pesë kilometra prej palestrës së sporteve e deri te rrethrrotullimi që dërgon te parku i “Lirisë”. paratë e grumbulluara nga shitja bluzave do t’i dhurohen familjeve skamnore në Ferizaj”, ka thënë Veseli.
Në këtë garë të vrapimit morën pjesë zyrtarë të policisë e FSK-së, por edhe të rinj të Ferizajt dhe të rinj të shteteve të huaja të cilët treguan rezultate pozitive në këtë garë.