Saturday, July 27, 2024
No menu items!
spot_img
BallinaBlogOpozita në Shtime i bën përgjegjës dy zyrtar komunal për "dështimin" e...

Opozita në Shtime i bën përgjegjës dy zyrtar komunal për “dështimin” e garës së diturisë në shkolla

Komuna e Shtimes ka organizuar garat komunale të diturisë në të gjitha shkollat, por një pjesë e kësaj gare është anuluar për shkak të gabimeve teknike në disa lëndë. Opozita në këtë komunë ka akuzuar drejtoreshën komunale të Arsimit dhe U.D shefin e sektorit të Arsimit për dështime dhe keq-organizim të garës. Sipas opozitës në test kishte pyetje jashtë përmbajtjeve mësimore, të cilat nuk ishin mbuluar gjatë vitit shkollor, si dhe vonesë në shpalljen e rezultateve. “Është për keqardhje dhe për t’u shqetësuar se gara komunale e diturisë e organizuar nga Drejtoria Komunale e Arsimit (DKA) në Shtime ka dështuar në mënyrë të turpshme për shkak të keq-organizimit dhe mungesës së profesionalizmit. Për këtë dështim përgjegjës kryesor janë drejtoresha e Arsimit, Yllka Fejzullahu dhe U.D. Shefin e Sektorit të Arsimit, Lulzim Sahiti të cilët në mungesë të një organizimi të drejtë dhe transparent ka rezultuar në një garë të manipuluar, ku pyetjet dhe përgjigjet ishin të përfshira brenda testit dhe pyetjet nuk përputheshin me përmbajtjen mësimore të vitit shkollor”, thuhet në reagimin e opozitës, duke kërkuar përgjegjësi institucionale për këtë situatë. “Gjatë ditëve të fundit si subjekt kemi pranuar shumë ankesa e shqetësime nga qytetarët dhe nga mësimdhënësit, andaj kërkojmë që përgjegjësit të japin llogari për këtë situatë për shkak se integriteti i mësimdhënësve dhe nxënësve janë thelbësore për të ardhmen e arsimit në komunën tonë”, thuhet më tej në reagim./Rrjeti.Info.

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -
Google search engine

Most Popular

Recent Comments

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com