Friday, July 26, 2024
No menu items!
spot_img
BallinaBlogPolicia e Kosovës arreston 6 persona dhe konfiskon substancë narkotike në vlerë...

Policia e Kosovës arreston 6 persona dhe konfiskon substancë narkotike në vlerë mbi 200 mijë

euro

Policia e Kosovës, respektivisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë, në dy raste të ndara në
Prizren dhe në Gjilan, ka arrestuar 6 persona të dyshuar për shitblerje të narkotikëve.
Rasti 1. Me datën 05.06.2024 rreth orës 22:40, patrulla e autostradës në Prizren, drejtimi i Vërmicës, ka ndaluar
dy vetura me targa vendore në të cilat vetura ishin katër të dyshuarit R. V. m/k (viti i lindjes 2002), E. D.
m/k (viti i lindjes 1997), P. S. m/k (viti i lindjes 2002) dhe D. T. m/k (viti i lindjes 2001).
Gjatë kontrollit të personave, janë hasur substanca të ndryshme narkotike, me ç’rast personat e dyshuar
janë arrestuar në vendngjarje, ndërsa si provë materiale nga DHTN janë konfiskuar:
 substancë narkotike e dyshuar për ekstazi, me peshë të përgjithshme 3 kg e 367 gramë;
 substancë narkotike e dyshuar për kokainë me peshë të përgjithshme 695.98 gr.,
 substancë narkotike e dyshuar e llojit Crack me peshë të përgjithshme 367.93 gr.,
 substancë narkotike LSD, 154 paketime;
 substancë narkotike Kanabis Sativa në formë çokolate me peshë 5.9 gr.,
 njëqind e tridhjetë e tetë (138) qese plastike të zbrazëta,
 të holla (para) në vlerë shtatë mijë e shtatëqind e tetëdhjetë e tetë (7788.85) euro,
 shtatë (7) telefona mobilë,
 dy vetura të markës VW-Golf.

Sipas Policise vlera e kësaj substance narkotike sipas tregut dyshohet të jetë mbi dyqind mijë (200.000) euro.
Në konsultim me prokurorin e shtetit është kryer bastisje në disa lokacione, ndërsa nga prokurori i shtetit
është lëshuar vendim mbi ndalimin për 48 orë të katër personave të dyshuar.
“Rasti 2. Me datën 05.06.2024 rreth orës 14:30, gjatë implementimit të planit ‘Rrethi’ nga Drejtoria për Hetimin e
Trafikimit me Narkotikë, në qytetin e Gjilanit, nën dyshimin për shitblerje të lëndëve narkotike, janë
lokalizuar dhe janë arrestuar personat e dyshuar A. S. m/k dhe B. D. m/k të cilët ishin në një veturë me
targa vendore”, thuhet ne komunikaten e Policise. Raporton/Rrjeti.Info.

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -
Google search engine

Most Popular

Recent Comments

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com