Saturday, June 22, 2024
No menu items!
spot_img
BallinaBlogDOKUMENT | “Albin Baba” shpenzon mbi 5 mijë euro për karrige të...

DOKUMENT | “Albin Baba” shpenzon mbi 5 mijë euro për karrige të lëkurës

Zyra e Kryeministrit të Kosovës ka njoftuar se kanë blerë disa karrige të lëkurës. Për blerjen e tyre janë shpenzuar hiç më pak se 5 mijë e 285 euro.

Karrige të lëkurës. Ky është investimi i fundit që Albin Kurti ka bërë për zyrën e tij.

Kjo blerje në vlerë të 5 mijë e 285 eurove nuk është bërë me para të tij, por me buxhet të shtetit.

“Furnizim me karrige lëkure. Vlera e përgjithshme e kontratës 5,285.00 euro. Data e planifikuar e nënshkrimit të kontratës 03.06.2024. Numri i tenderëve të pranuar: 10. Emri dhe adresa e operatorit ekonomik, të cilit i është dhënë kontrata AWA SH.P.K.”.

Zyra e kryeministrit ka treguar edhe detaje specifike për karriget e blera, shkruan Demokracia.com.

“Karrige lëvizëse me rrota, të mbështetura në një shtyllë mbajtëse me podest pesë cepësh i punuar nga çeliku i kromuar. Për lëvizje më të lehtë rrotat në brendi janë nga topthi i çelikut i mbështetur në kunj të çeliktë kurse mbështjellja e tyre është nga materiali lëkurës ngjyrë  të zezë, karriget të jenë të përshtatshme për lëvizje në dysheme nga tepisoni dhe të kenë veti antistatike. Karriga posedon të instaluar mekanizmin për rregullimin e lartësisë së uljes, e cila duhet të sillet prej 45-52 cm, si dhe mundësinë e fiksimit në lartësinë e dëshiruar, gjithashtu posedon të instaluar edhe dorezën për manipulim në krye të shtyllës mbajtëse”.

Po ashtu tregohet se “mbështetësja e shpinës dhe ulësja janë të mbushura më shpuzë poliuretani me densitet 40 rc në ulëse dhe 30 rc në mbështetëse të mbështjella me shtresë të butë përfundimtare” .

Karriga posedon mekanizmin për lëvizje, në shpinë dhe ulëse si dhe amortizuesin për ngritje dhe ulje deri 9cm. Këmbët i ka nga hekuri i mbështjellë me dru ose nga metali. Dimensionet e ulëses janë 60 cm. Dimensionet e shpinës janë 66 cm, lartësia 126 cm.

“Lartësia e mbështetëses së shpinës është mbi 60cm dhe ka mundësinë e rregullimit të pozitës në kënde të ndryshme. Mbështetësit e krahëve duhet të jenë prej druri gjysmë të mbështjellë, me lëkurë ngjyrë të zezë, ose prej metali të mbështjellë me lëkurë, ngjyrë të zezë. Karriga posedon mekanizmin për lëvizje, në shpinë dhe ulëse si dhe amortizuesin për ngritje dhe ulje deri 9cm. Këmbët i ka nga hekuri i mbështjellë me dru, ose nga metali. Dimensionet e ulëses janë 60cm. Dimensionet e shpinës janë 66 cm, lartësia 126 cm”. /Demokracia.com/

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -
Google search engine

Most Popular

Recent Comments

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com