Përfaqësues të Bankës Botërore, përfaqësues të Ambasadës Japoneze, të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, të Community Development Fund – CDF dhe Komuna e Ferizajt gjatë ditës së sotme kanë vizituar organizatat Qendra Sociale SWOK Kosovo dhe HANDIKOS në Ferizaj si përfitues të grantit “Komuna për të rinjët”. Raporton/Rrjeti.Info
Kjo vizite është realizuar në fshatin Manastirc, ku është bërë një ekspoze e aktivitete të realizuara në 4 muajt e fundit dhe në fshatin Varosh e Zaskok si dhe në lokacione tjera në qytet, të cilat zbatohen nga SWOK Kosovo.
Poashtu u vizitua edhe zyret e Handikos Ferizaj, ku drejtori Enver Kosumi, të pranishmit i njoftoi në lidhje me të arriturat e grantit që kjo organizate është duke i zbatuar.
Këto aktivitete u financua nga projekti Municipalities for Youth që financohet nga Qeveria e Japonisë përmes mbështetjes së Fondit Japonez për Zhvillim Social, të administruar nga Banka Botërore dhe Implementuar nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal me Community Development Fund – CDF, dhe participuar financiarisht nga Komuna e Ferizajt.