Gjatë ditës së sotme Nënkryetari i Komunës së Ferizajt Lulzim Aliu bashkë me zëdhënësin e komunës Selim Marevci dhe Agron Ajazi këshilltar i jashtëm në kabinetin e kryetarit, Agim Aliu, kanë pritur në një takim përfaqësuesit e UNDP-së, Misioni në Kosovë, znj. Sara Luaces (Analiste për Zhvillimin e Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme, Regional Hub Panama) dhe z. Alban Kryeziu, menaxher projekti. Raporton/Rrjeti.Info.
Diskutimet u fokusuan në mundësinë e bashkëpunimit në kuadër të Programit të ri të UNDP-së, i cili synon të rrisë qëndrueshmërinë ekonomike të bizneseve mikro, të vogla dhe të mesme në Kosovë. Gjatë këtij takimi u diskutuan tri metodologjitë bazë të programit dhe modalitetet teknike për mundësinë e përfshirjes së komunës së Ferizajt në këtë program.
Nënkryetari, Lulzim Aliu shprehu falënderimet e tij për përfaqësuesit e UNDP-së dhe mirënjohjen për bashkëpunimin e vazhdueshëm, duke theksuar përkushtimin e komunës sonë për të mbështetur bizneset lokale. Ai u zotua për të shtyrë përpara synimet e përbashkëta për të mbështetur bizneset në komunën e Ferizajt.
Në ditët në vijim, do të mbahen takime të tjera në nivel teknik për të diskutuar mbi modalitetet e implementimit dhe afatet kohore.
Komuna e Ferizajt vazhdon me traditën e mbështetjes së bizneseve dhe ekonomive familjare në të gjitha sferat.