Saturday, July 27, 2024
No menu items!
spot_img
BallinaBlogPolicia kontrollon filialen e bankes "Nardodna Banka"në veti të Mitrovicës

Policia kontrollon filialen e bankes “Nardodna Banka”në veti të Mitrovicës

Në vazhdën e veprimeve hetimore në lidhje me rastin e titulluar “Dinari serb” Policia e Kosovës gjatë ditës ka realizuar kontrolle të filialës në bankën e ashtuquajtur “Nardodna Banka” në rrugën “Knjaz Millosh” në Mitrovicë Veri, me ç’ rast është kontrolluar një Kasafortë e cila në kohën e kryerjes së kontrollit me datë 20.05.2024 nuk ishte arritur të hapej në mungesë të personit përgjegjës i cili kishte çelësat.

Hetuesit policor kanë arrit që me datë 29.05.2024 të identifikojnë menaxherin e pikës, e cila është kontaktuar dhe ka sjellë çelësat e kasafortës në prezencën e së cilës është hapur dhe janë sekuestruar mjetet monetare si në vijim:

1. 152,290.00 Dinar (njëqind e pesëdhjetë e dy mijë e dyqind nëntëdhjetë dinar serb)

2. 4580€ (katërmijë e pesëqind e tetëdhjetë euro)

3. 940 CHF (Nëntëqind e dyzet franga zvicerane)

Sipas Policisë, pas përfundimit të kontrollit menaxherja e pikës është intervistuar në cilësinë e të dyshuarës në prezencën e Avokatit mbrojtës, përderisa procesi i kontrollit është zhvilluar pa asnjë incident.

“Hetime të tjera profesionale lidhur me rastin janë në proces dhe të gjitha vendimet ligjore në vazhdim do të ndërmerren në koordinim me organet e drejtësisë”,thuhet në një komunikatë të Policisë së Kosovës. Raporton/ Rrjeti.Info

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -
Google search engine

Most Popular

Recent Comments

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com