Friday, July 26, 2024
No menu items!
spot_img
BallinaLajmeShtimja sërish përballet me ndezjen e furrave të gëlqeres

Shtimja sërish përballet me ndezjen e furrave të gëlqeres

Banorë të fshatit Dugë të Komunës së Shtimes po ankohen për ndotje të ambientit, ujit dhe natyrës që po shkaktohet nga furrat e gëlqeres të cilat po ndezen me goma. Komuna e Shtimes ka ngecur që ta parandalon këtë veprimtari të dëmshme për shëndetin e vetë pronarëve të furrave e pastaj edhe për qytetarët, thone qytetaret. Njëri nga banorët e këtij lokaliteti me kusht që mos t’i përmendej emri ka sqaruar se furrat e gëlqeres nuk kanë të ndalur, andaj ka kërkuar nga autoritetet komunale që të marrin hapa konkret mbylljen e tyre. “Ato furra duhet të rrënohen dhe nuk duhet të lejohen të funksionojnë sepse po ndotet ambienti në masë të madhe, pastaj nga kjo ndotje mund të ketë telashe edhe me ujin sepse pluhuri apo grimcat e zjarrit mund të bien në tokë”, është ankuar ky banor.

Shpeshherë pronarët e furrave patën thënë se shkaku i kushteve të vështira merren me këtë biznes i cili është jo aq profitabil.

Sipas hulumtimeve që kanë bërë organizatat e ndryshme, kjo është një punë e ndotur dhe është një punë që me javë të tëra ata njerëz nxjerrin nga mushkrit e tyre ‘Dioksid Karboni’ dhe ‘tozit’. Sipas vlerësimeve të OJQ-ve, një furrë e cila ndezët 24 deri në 36 orë pa ndërpre me një temperaturë 950 deri në 1200 gradë, i harxhon mbi 1500 goma të veturave ose afër 400 goma të maunave. E gjithë kjo punë bëhet për t’i prodhuar 4 deri në 9 tonë gëlqere kurse çmimi i shitjes së gëlqeres është shumë i lirë gjë që nuk ia vlen të merret askush me atë punë.

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -
Google search engine

Most Popular

Recent Comments

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com