Thursday, December 5, 2024
No menu items!
spot_img
BallinaLajmeDOKUMENTE | Krimet ekonomike po e hetojnë një tender të negociuar në...

DOKUMENTE | Krimet ekonomike po e hetojnë një tender të negociuar në Komunën e “çlirimtarit” në Shtime

Tashmë është raportuar se hetuesia ka nisur hetimet lidhur me tenderët e shumtë të negociuar nga institucionet publike në tri vitet e fundit. Demokracia.com ka mësuar se në vitin e kaluar veçse ka filluar një hetim i tillë për një tender në Komunën e Shtimes, e cila udhëhiqet nga kryetari Qemajl Aliu, i vetëquajturi “çlirimtar”.

“Furnizim me pajisje për IT-Komuna Shtimes-Ri tenderim (Procedurë e Negociuar). Kjo kontratë ishte lidhur në mes kompanisë N.T.P. ,,GLOBE IT” qysh në dhjetor të vitit 2023, vlera e të cilës ishte 15.288.00 euro.

Kontrata ka qenë njëburimore, me negocim pa publikim të njoftimit për kontratë. Se ka pasur shkelje në këtë rast e kishte theksuar edhe Zyra Kombëtare e Auditorit – ZKA. Mbi gjetjet e ZKA lidhur me këtë tender ka nisur edhe një hetim nga Policia për Krime Ekonomike, mëson Demokracia.com.

Këtë e ka bërë publike edhe vetë Drejtoresha e Prokurimit në Komunën e Shtimes, Feride Rexhaj, e cila në vitin 2022 e kishte nënshkruar po të njëjtën kontratë, ndërsa gjatë raportimit në mbledhjen e Kuvendit të Komunës të mbajtur më 29 prill 2024, ajo ka sqaruar se tenderi është duke u hetuar nga Njësia e Krimeve Ekonomike.

Raporti i Auditorit për vitin 2022 ka nxjerr një mori shkeljesh dhe rekomandimesh për menaxhmentin e Komunës së Shtimes, ndër tjerash edhe për një furnizim me pajisje të IT-së, përkatësisht blerje të laptopëve, ku ka nxjerrë në pah një shkelje.

Sipas raportit të Auditorit për kontratën “Furnizim me pajisje për IT” ishte përdorur procedura e negociuar me arsyetimin si blerje emergjente në kundërshtim me opinionin e KRPP-së.

ZKA shkruante se “Sipas nenit 48.2 të rregullës së prokurimit publik nr.00112022 për raste të emergjencës ekstreme – ekziston mundësia të përdoret procedurë e negociuar pa publikuar njoftimin e kontratës. Kushtet dhe rrethanat për përdorimin e procedurave emergjente janë domosdoshmëria strikte e zhvillimit të një aktiviteti prokurimi në baza emergjente, motivuar nga ngjarje të verifikueshme në mënyrë objektive që nuk ishin të parashikueshme nga autoriteti kontraktues, rrethanat emergjente nuk i atribuohen veprimeve neglizhuese apo qëllimshme ose mosveprimeve të autoritetit kontraktues. Komuna kishte dërguar në KRPP njoftimin për përdorimin e procedurës së negociuar pa publikim të njoftimit për kontratë. KRPP kishte dhënë opinionin se “Aktiviteti i prokurimit nuk është në pajtim me rrethanat e përshkruara si emergjenca ekstreme, gjegjësisht nuk ishte në pajtim me nenin 48.2 të Rregullores për Prokurimin Publik”. KRPP ka rekomanduar autoritetin kontraktues të analizojë dhe adresojë të gjithë faktorët që kanë sjell deri te përdorimi i kësaj procedure, po ashtu të vlerësojë të gjitha mundësitë që këtë aktivitet të zhvillohet me procedurë të hapur, e cila do të rriste transparencën, konkurrencën dhe trajtimin e barabartë për të gjitha palët e interesuara. Procedura për aktivitetin e prokurimit “Furnizim me pajisje për IT” ishin zhvilluar përmes procedurës së negociuar me arsyetimin si blerje emergjente. Autoriteti kontraktues nuk kishte marrë për bazë opinionin e KRPP-së, por kishte vazhduar aktivitetin e prokurimit përmes procedurës së negociuar, e cila kishte rezultuar me nënshkrimin e kontratës me operatorin ekonomik me vlerë 15,2880€”, thuhej në opinionin e Auditorit Gjeneral lidhur me këtë procedurë të Prokurimit të realizuar nga Komuna e Shtimes, përcjell Demokracia.com.

ZKA vlerësonte se përdorimi i kësaj procedure ndikon në zvogëlimin e transparencës, konkurrencës dhe trajtimit jo të barabartë të të gjitha palëve të interesuara.

Menaxhmenti i Komunës së Shtimes ka pasur mundësinë që të komentojë në këtë të gjetur. “Pajtohemi”, kanë shkuar ata lidhur me këtë vlerësim të auditorit

Komuna e Shtimes javëve të fundit ka lidhur një mori kontratash me procedurë të negociuar. Ato kanë të bëjnë me punët shtesë, që sipas tyre kanë dalë në projekt. Punët shtesë dëshmojnë për një keqplanfikim të projektit. /Demokracia.com/

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -
Google search engine

Most Popular

Recent Comments

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com