Saturday, July 27, 2024
No menu items!
spot_img
BallinaLajmeOpozita: Vazhdojnë punësimet mbi baza "familjare" në komunën e “Çlirimtarit”

Opozita: Vazhdojnë punësimet mbi baza “familjare” në komunën e “Çlirimtarit”

Komuna e Shtimes që drejtohet nga kryetari Qemajl Aliu, ka vazhduar me punësime që dyshohet mbi bazë të ngjyrimeve politike e familjare. Së fundi më datë 03.05.2024, kjo Komunë ka publikuar rezultatet perfundimtare të konkursit publik për Specialist të Ekonomisë-Inspektor i Tregut e që në këtë konkurs sipas burimeve të portalit Rrjeti.Info., “Është pranuar kushëriri i drejtoreshës së Arsimit në Shtime, Yllka Fejzullahut. “Fatlum” në këtë konkurs ishte I. F, i cili dyshohet se është kusheriri i drejtoreshës së Arsimit në Komunën e Shtimes, Yllka Fejzullahut”, ka thënë midis të tjerash ky burim me kusht që mos t’i publikohej identiteti. Raporton/Rrjeti.Info.

Por në anën tjetër dokumentin të cilin e ka siguruar Rrjeti, thuhet se vendimi është i bazuar në ligjin Nr.08/L-197 për zyrtarët publik të Republikës së Kosovës neni 39 paragrafi 11 dhe rregullores nr. 15/2023 për pranim dhe karrierën në shërbimin civil të Republikës së Kosovës, neni 10 dhe 11. “Komisioni i pranimit pas përfundimit të fazës së vlerësimit të kandidatëve ka përzgjedhur si kandidatin më të suksesshëm të grupit në konkursin specialist të ekonomisë- inspektor i tregut në drejtorinë për zhvillim ekonomik-sektori për zhvillim ekonomik dhe biznese”, sqarohet në vendim.

Rreth kësaj çështje ka reaguar opozita në Shtime PDK-ja e cila ka bërë me dije se drejtoresha e Arsimit në këtë komunë edhe më parë kishte “rehatuar” një të afërt të saj të gjinisë femërore në institucionin parashkollor “Albiona Asllani” në Shtime. “Po ashtu ajo ishte kujdesur që një kushëririt t’i ndaj një serrë. Vetëvendosje është duke degraduar, duke ndikuar drejtpërdrejtë në proceset e punësimit në administratën publike e sidomos në komunën e Shtimes e cila po akuzohet nga opozita për ndikim të hapur në proceset e punësimit, veprim që shkakton shqetësim për integritetin e institucioneve publike dhe shkeljen e meritokracisë”, thuhet në një reagim të PDK-së.

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -
Google search engine

Most Popular

Recent Comments

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com