Saturday, July 27, 2024
No menu items!
spot_img
BallinaLajmeKurti fajëson gjyqësorin për arratisjen e Sekiraqës, por nuk jep përgjegjësi për...

Kurti fajëson gjyqësorin për arratisjen e Sekiraqës, por nuk jep përgjegjësi për superkriminelin Radojiçiq që e la të ikte

“Arratisja e Enver Sekiraqës për vrasjen e tij është dështim i sistemit tonë gjyqësor që vazhdon të arratistët vetë nga drejtësia”.

Kjo është deklarata më e fundit e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, e dhënë më 21 maj 2024, në vazhdën e deklarimeve të panumërta të tij që shigjeton sistemin gjyqësor të Kosovës, shkruan Demokracia.com.

Arratisja e Enver Sekiraqës, i dënuar për vrasjen e policit Triumf Riza, ka bërë që Kurti t’i rikthehet fushatës së tij për reformë në drejtësi, por që nga kritikët është parë gjithmonë si një tendencë e tij për ta kapur krejtësisht edhe këtë pushtet.

“Reforma në Drejtësi që dikur ishte nevojë, tash është urgjencë, urgjencë institucionale, shtetërore e kombëtare”, ka thënë Kurti.

Më 22 mars 2024, presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti dhe kryeparlamentari Glauk Konjufca, përveç që janë zotuar besnikërisht se do ta themelojnë Zajednicën apo Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, kanë bërë edhe një zotim të pazakontë në letrën që ia kanë dërguar raportueses për Kosovën në Këshillin e Evropës, Dora Bakojanis.

Osmani, Kurti dhe Konjufca në letrën e tyre e kanë pranuar se po minojnë besimin në gjyqësor,  u zotuan që ta ndalonin fushatën.

“Në lidhje me funksionimin e institucioneve demokratike dhe respektimin e sundimit të ligjit: Të respektohet plotësisht pavarësia e gjyqësorit, përfshirë përmbajtjen nga kritikat e tepruara që e minojnë besimin në gjyqësor”.

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -
Google search engine

Most Popular

Recent Comments

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com