Thursday, December 5, 2024
No menu items!
spot_img
BallinaLajmeGjobë ndaj kompanisë që gjatë punimeve bllokoi rrugën magjistrale në Kaçanik

Gjobë ndaj kompanisë që gjatë punimeve bllokoi rrugën magjistrale në Kaçanik

Përgjegjësi i një kompanie për rehabilitimin e linjës hekurudhore G.M, shtetas italian, i moshës 64 vjeçar është ftuar në Njësinë e Komunikacionit Rrugor në Ferizaj, me arsyetimin se pa leje përkatëse kishte bërë bllokimin e rrugës magjistrale Kaçanik- Hani Elezit , saktësisht tek vendi i quajtur ‘’Guri i Shpuar’’ në Kaçanik. Raporton/Rrjeti.Info.

Policët e Komunikacionit Rrugor ndaj tij si person fizik, përgjegjës i kompanisë i kanë shpituar një gjobë kundërvajtëse prej 200 euro, ndërsa ndaj personit juridik(

kompanisë) kanë inicuar fletëparaqitje për gjykatë dhe më pas është liruar rruga

për qarkullimin e automjeteve . “Me këtë rast policia rajonale e Ferizajt apelon tek personat përgjegjës të kompanive që të të pajisen me dokumente përkatëse për bllokimin e rrugëve. Ndërsa ftojmë qytetarët që të bashkëpunojnë me policinë, për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -
Google search engine

Most Popular

Recent Comments

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com