Sunday, October 6, 2024
No menu items!
spot_img
BallinaLajmeAbdixhiku i thotë “Jo” ftesës së Kurtit për takim: E konsideroj të...

Abdixhiku i thotë “Jo” ftesës së Kurtit për takim: E konsideroj të vonuar!

Kryeministri Albin Kurti ftoi opozitën për një takim pune për ditën e hënë.

Indeksonline raporton se Lidhja Demokratike e Kosovës iu ka përgjigjur negativisht kësaj ftese.

“Në përgjigje të letrës tuaj, e konsideroj të vonuar tani që, pas tre vitesh e gjysmë në pushtet, të tentoni të gjeni një klimë bashkëpunimi kur keni shuar rrënjësisht frymën e bashkëpunimit e kur keni mbjellë polarizim ofendues të skajshëm ndaj të gjitha partive politike tjera në Kosovë dhe përfaqësuesve të tyre” thuhet në letrën që Abdixhiku i ka dërguar kryeministrit Kurti.

I pari i LDK-së thotë se në vend të takimit, do të vazhdojë të jetë përkrahëse e interesave madhore të Republikës.

 “Sa i përket çështjeve të ngritura në letrën tuaj, përkatësisht agjendës legjislative të Kuvendit të Republikës së Kosovës, LDK-ja konsideron se e njëjta diskutohet në Kryesinë e Kuvendit, ku përfaqësuesit tanë politik i japin dhe qëndrimet tona partiake” thuhet tutje.

Në anën tjetër, Partia Demokratike e Kosovës (PDK), ka njoftuar se e ka pranuar ftesën e Kryeministrit Albin Kurti për një takim pune.

Në një prononcim për Indeksonline, zëdhënësi i PDK-së Faton Abdullahu, është shprehur se kryetari i partisë Memli Krasniqi do të marrë pjesë në këtë takim i cili do të mbahet të hënën.

Abdullahu potencoi se qëndrimi i PDK-së është i qartë dhe konsistent, dhe se Kosova është në krizë në çdo fushë.

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -
Google search engine

Most Popular

Recent Comments

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com