Saturday, July 27, 2024
No menu items!
spot_img
BallinaLajmeLDK-ja në Ferizaj kritikon qeverisjen lokale për ngecje në disa sektor

LDK-ja në Ferizaj kritikon qeverisjen lokale për ngecje në disa sektor

Kryetari i LDK-së në Ferizaj Visar Azemi ka kritikuar qeverisjen lokale me arsyetimin se një varg projektesh kapitale kanë nisur dhe nuk kanë përfunduar ende. Këtë vlerësim e ka dhënë Azemi duke u bazuar në raportin e punës së kryetarit të Komunës së Ferizajt Agim Aliut. Sipas Azemit, qeverisja aktuale në Ferizaj ka ngecur në shumë sektor. Raporton / Rrjeti.info.

 Azemi edhe në fillim të këtij muaji nëpërmjet një konference për media pati shpalosur një varg pakënaqësi që sipas tij ngecjet e komunës dëshmohen edhe përmes auditiveve. “Ani pse u planifikuan për vitin e kaluar, shumë projekte nuk nisën. Rast i tillë është Shtëpia e Pensionistëve, fusha për futboll të madh në Dardani, shkolla në Varosh, Parku te ish objekti i Pastërtisë e Stadiumi i Qytetit “Ismet Shabani”. Gjithashtu nuk u ndërtua as Strehimorja për qenë dhe nuk u rregullua as Tregu i Gjelbër e as Tregu i Kafshëve. Ne anën tjetër gjendja në arsim e shëndetësi mbetet alarmante, derisa zyra e prokurimit është dëshmi e keqpërdorimeve e keqqeverisjes, të cilat i dëshmojnë edhe auditivet”, ka kritikuar Azemi. Sipas tij, Pushteti në Ferizaj mburret me “Propagandë”, por, sipas tij, qytetarët përballen me problemin me menaxhimin e mbeturinave gjatë shumicës së vitit. “I dimë protestat e grevat e punëtorëve të kompanisë “Pastërtia”, problemin me qentë endacakë, problemet me ujësjellës e kanalizim në shumë fshatra, mosmirëmbajtjen e shesheve, largimin e shtëpizave të drurit nga qendra dhe devijimin e pronave publike”, pati kritikuar Azemi.

Në anën tjetër kryetari Aliu, nëpërmjet rrjetit social facebook, gjatë muajve të fundit ka publikuar një varg projekte të cilat po realizohen në territorin e komunës së Ferizajt, derisa shumë prej tyre kanë të bëjnë edhe me asfaltim të rrugëve nëpër lokalitete të ndryshme dhe një varg projektesh të tjerash infrastrukturore. /Rrjeti.info.

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -
Google search engine

Most Popular

Recent Comments

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com