Wednesday, May 22, 2024
No menu items!
spot_img
BallinaLajmeArrestohet Akil Gjakova në pikën kufitare të Vërmicës

Arrestohet Akil Gjakova në pikën kufitare të Vërmicës

Policia e Kosovës, ka arrestuar xhudistin Akil Gjakova, si të dyshuar për veprën penale dhunë në familje.

Lajmin  e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

“Po është arrestuar në pikën kufitare në Vërmicë. Të njëjtit me vendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë”, ka thënë Rugova për Albanian Post

Policia e Kosovës kishte shpallur të martën në kërkim xhudistin Akil Gjakova si të dyshuar për veprën penale dhunë në familje.

Ditë më parë, përmes një letre publike, xhudisti Gjakova, kishte mohuar pretendimet për dhunë në familje edhe pse ky u fundit është denoncuar nga gruaja e tij për veprën e lartcekur, derisa Prokuroria Themelore e Pejës kishte kërkuar nga Policia që ta arrestojë xhudistin pejan.

“Dua të theksoj se nuk kam kryer asnjë krim, veçanërisht kundër bashkëshortes sime. Megjithatë, pasi jam aktualisht jashtë Kosovës dhe nuk mund të kthehem, i siguroj të gjithëve se nuk do të. Nuk jam person i dhunshëm, dhe nuk kam shkaktuar dëme. Nuk kam asnjë lidhje me ngjarjet e paraqitura në fotot e qarkulluara në media, dhe kjo shpejt do të provohet”, ka shkruar ai në një letër publike.

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -
Google search engine

Most Popular

Recent Comments

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com