Saturday, July 20, 2024
No menu items!
spot_img
BallinaLajmeAvokati Tomë Gashi i kërkon ndjesë banorëve të Reçakut lidhur me deklaratën...

Avokati Tomë Gashi i kërkon ndjesë banorëve të Reçakut lidhur me deklaratën e tij

Banorët e Reçakut të Shtimes kanë mbajtur mbledhje të jashtëzakonshme lidhur me deklaratën e avokatit Tomë Gashit i cili ditë më parë në televizionin Dukagjini kishte cituar një shkresë duke thënë se një polic i Serbisë ka qenë dhëndër i Reçakut.

Burime të portalit Rrjeti.Info kanë thënë se pas kësaj deklarate, banorët kanë shikuar mundësitë për ta iniciuar një padi ndaj avokatit Tomë Gashi.

Por Avokati Tomë Gashi në një postim në rrjetin social i ka kërkuar ndjesë banorëve duke thënë se në vitin 2001 e ka akuzuar policin Zoran Stanojevic për pjesëmarrje në masakrën e Recakut.  Për këtë rast ishte i autorizuar nga disa prej të mbijetuarve të masakrës së Reçakut dhe si rrjedhoje e kësaj, polici Zoran Stanojevic është dënuar me 15 vite burgim.

“Po ashtu ne vitin 2019 kam paraqitur kallëzim Penal ne Prokurorine Speciale te Republikes se Kosoves kunder presidentit te Serbis Alexander Vucic per shkak te deklarimeve te tij i cili e ke mohuar masakren e Recakut.  Ne debat televiziv une kam thene ate qe krimineli Zoran Stajonevic e ka deklaruar gjate gjykimit se ate e thirrnin dhenderr. Gruja e tij eshte Shqipetare por nuk eshte nga Reçaku. Gjithemone duke ju referuar deklaratave te tij gjate procesit gjyqesor.  Ajo çfare kam thene ne ate interviste ishte citim i tij e jo pohim i imi, prandaj une shprehi keqeardhje dhe kerkoj ndjese per keqkuptimin e krijuar te gjithe atyre qe u jane lenduar ndjenjat per mos referimin adekuat ne debatin ne televizionin Dukagjini”, ka shkruar Gashi.

Lexo edhe: https://rrjeti.info/index.php/2024/06/30/qarten-banoret-e-recakut-pas-deklarates-se-tome-gashit/

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -
Google search engine

Most Popular

Recent Comments

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com