Saturday, July 27, 2024
No menu items!
spot_img
BallinaBlogParandalohet rritja joracionale e çmimit të barnave në Kosovë

Parandalohet rritja joracionale e çmimit të barnave në Kosovë

Pas hulumtimit dhe monitorimit të AVONET dhe ankesave të palëve, Ministria e Shëndetësisë anulonvendimin për caktimin joracional të çmimit të barnave nëKosovë

Rrjeti i Organizatave Jo-Qeveritare AVONET ka përcjellurnë vazhdimësi procesin e caktimit të çmimeve të produkteve medicinale, që është bërë nga Ministria e Shëndetësisë, pas propozimit të bërë nga vetë komisioni i caktuar nga kjo ministri, që ka pasur për qëllim caktimin e çmimeve për shitjen e produkteve medicinale në tregun faramaceutik të Republikës së Kosovës. Raporton/Rrjeti.Info.

sipas kësaj organizate, ky proces vjen si kërkesë e Ligjit për çmimet e produkteve medicinale, i cili ka hyrë në fuqi me 18 gusht të vitit 2023, ku në dispozitat e këtij ligji, konkretisht në nenin 19 të tij parashihet që lista e çmimeve të barnave të publikohet përherë të parë 4 muaj pas hyrjes në fuqi, e zbatimi i tij të filloj 6 muaj pas. Ministria e Shëndetësisë është vonuar në zbatimin e kësaj kërkese ligjore, ku vetëm në janar të këtij viti ka formuar komisionin për caktimin e çmimeve të produkteve medicinale. Në këtë drejtim, me datë 15.05.2024 përmes vendimit me nr.prot. 05-3676, të ministrit të Ministrisë së Shëndetësisë është aprovuar propozimi i komisionit për caktimin e çmimeve të barnave në tregun faramaceutik të Republikës së Kosovës.

“AVONET pas publikimit të vendimit në alë në faqet zyrtare të AKPPM-së dhe MSH-së, ka analizuar në tërësi vendimin e cekur më lartë, me theks të vecantë ka analizuar caktimin e çmimeve për shitjen e produkteve medicinale, ku kemi vërejtur se komisioni me rastin e caktmit të çmimeve nuk ka zbatuar plotësisht metodologjinë që parashihet edhe në dispozitat e ligjit përkatës. Sipas nenit 8.2 të Ligjit për çmimet e produkteve medicinale, referencë për caktimin e çmimeve të produkteve medicinale duhet të jenë publikimet e raporteve zyrtare më të reja të kohës, në portalet zyrtare në rrjetet e institucioneve përgjegjëse zyrtare të këtyre shteteve referente: Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi, Kroacisë dhe vendit të origjinës së produktit. Deri te ky konstatim AVONET ka arritur pas konsultimit me ekspertë të fushës farmaceutike dhe pronarëtë baranatoreve që operojnë në tregun farmaceutik të Republikës së Kosovës”,thuhet në komunikaten e AVONET-it.

Pas kësaj analize AVONET ka ndërmarr hapa konkret në drejtim të trajtimit të kësaj çështje, ku me datë 21.05.2024, duke shfrytëzuar dispozitat e ligjit pozitiv për qasje në dokumente publike, ka kërkuar qasje në të gjitha shkresat e komisionit në alë, me qëllim analizimin e plotë të punës së këtij komisioni, me theks të vecantë analizimin e metodësse si kanë arritur deri te caktimi i këtyre çmimeve, për faktin se sipas analizës tonë shohim se çmimet e propozuara nga komisioni dhe të materializuara përmesvendimit të ministrit të MSH-së, në shumicën e rasteve janë dukshëm më të larta se çmimet aktuale në tregun farmaceutik në vendin tonë. Megjithatë, nga zyrtarët përgjegjës të MSH-së, kemi hasur në neglizhencë në drejtim të trajtimit brenda afatit kohor ligjor të kërkesës për qasjenë dokumente publike, me arsyetimin e vetëm se jemi në proces të mbledhjes së dokumentacionit, ku ende deri mësot nuk kemi pranuar dokumentet e kërkuara.

Mirëpo, me datë 07.06.2024 përmes vendimit nr.prot. 05-4289 të ministrit të MSH-së, u anulua vendimi me nr.prot.05-3676, ku edhe u obligua komisioni për caktimin eçmimeve të produkteve medicinale, të hartoj një listë të re ku duhet të ketë parasysh edhe udhëzimet e dhëna nga komisioni i ankesave pranë MSH-së.

“AVONET vlerëson se ky është një hap i duhur i marr ngaministri i MSH-së, për faktin se me këtë veprim po mbrohet interesi i përgjithshëm qytetarë, duke siguruar një çmim realsipas tregut dhe nivelizim në tërësi të çmimeve, që janë edhe qëllime të Ligjit për caktimin e çmimeve të produkteve medicinale”. Raporton/Rrjeti.Info

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -
Google search engine

Most Popular

Recent Comments

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com