Saturday, July 27, 2024
No menu items!
spot_img
BallinaBlogBanorët e Davidovcit vazhdojnë të ankohen për ndotje të ambientit nga një...

Banorët e Davidovcit vazhdojnë të ankohen për ndotje të ambientit nga një biznes

Banorë të fshatit Davidovc të Komunës së Shtimes kanë vazhduar me ankesa lidhur me një biznes që prodhon “Beton” i cili sipas banorëve po u vështirëson jetesën. Ndërkaq Komuna e Shtimes ka dështuar ta parandalon ndotjen e ambientit dhe dëmet tjera që po u shkaktohen qytetarëve. Banorët kanë shprehur shqetësime serioze lidhur me këtë biznes, andaj kanë kërkuar nga institucionet lokale dhe qendrore të bëjnë inspektime.

“Pluhuri i madh dhe zhurma që po bëhen nga makineritë e këtij biznesi po e vështirësojnë jetesën tonë. Shtëpitë janë shumë afër këtij biznesi, madje ka shtëpi që janë edhe 20 metra afër këtij biznesi. Ne kërkojmë sinqerisht nga autoritetet përgjegjëse t’ia bën një zgjidhje kësaj pune sepse jemi në hall të madh, kurse ata janë të fortë financiarisht dhe nuk mund t’ia ndalon askush këtë punë e cila ne konsiderojmë që nuk lejohet të ndodh brenda vendbanimit”, është ankuar njëri nga banorët e këtij lokaliteti me kusht që mos t’i përmendej emri

Banorët kanë frikë se kjo afërsi e madhe mund të shkaktojë dëme strukturore në shtëpitë e tyre për shkak të vibrimeve dhe aktiviteteve të rënda që kryhen në biznes.

“Fëmijët tanë po rriten në një ambient të ndotur dhe të rrezikshëm për shëndetin e tyre. Kërkojmë edhe një herë nga autoritetet që të ndërhyjnë sa më shpejt për të zgjidhur këtë problem dhe për të na kthyer qetësinë dhe sigurinë në jetën tonë të përditshme”, ka thënë ky burim.

Banorët kërkojnë kompensim për dëmet që kanë pësuar deri më tani, duke përfshirë shpenzimet shëndetësore dhe dëmet në pronat e tyre. Situata në fshatin Davidovc kërkon një zgjidhje të menjëhershme për të siguruar që banorët të mund të jetojnë në një ambient të shëndetshëm dhe pa stres. Ndotja dhe zhurma e shkaktuar nga “betonjerka” sipas banorëve janë shqetësime serioze që kërkojnë ndërhyrje të autoriteteve lokale dhe institucioneve përkatëse. Zgjidhja e këtyre problemeve do të ndihmojë në përmirësimin e cilësisë së jetës së banorëve dhe në mbrojtjen e mjedisit në këtë zonë.

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -
Google search engine

Most Popular

Recent Comments

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com