Tuesday, January 21, 2025
No menu items!
spot_img
BallinaLajmeLekaj: Sa më tepër që qëndron Kurti në Qeveri, aq më dëm...

Lekaj: Sa më tepër që qëndron Kurti në Qeveri, aq më dëm për Kosovën

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, ka thënë se Kosova është në vit zgjedhor. Lekaj.

“AAK-ja, jo pse është deklaruar se nuk do zgjedhje, por e ka gjetur një mënyrë tjetër të shkarkimit të kryeministrit, së pari, pastaj, shpërbërjes së parlamentit, nuk jemi dakorduar sepse opozita nuk ka mundur asnjëherë ta çojë vendin në zgjedhje duke pasur parasysh deputetët e mazhorancës që janë shumicë, dhe i ka 50 plus 1, dhe në asnjë mënyrë nuk kemi mundur që pa një koordinatë apo marrëveshje të opozitës e mazhorancës, vendin ta çojmë në zgjedhje”, u shpreh Lekaj.

Lekaj tha se si AAK-ja janë munduar që me mocion mosbesimi, “por nuk ia kemi dalë, tani – më së largi zgjedhjet janë në shkurt”.

“Por duke i pasue parasysh zhvillimet, dhe zbehje totale e Qeverisë dhe Parlamentit, duhet të shkohet në zgjedhje, maksimumi që vendi duhet të shkojë në zgjedhje është fundi i tetorit dhe fillimi i nëntorit, por ja që edhe nëse këta “baba” nuk vendos për zgjedhje, atëherë nuk prish punë edhe shkurti”, tha ai në emisionin DPT te Fidani.

“Sa më tepër që qëndron Kurti në Qeveri, aq më dëm është për Kosovën”, tha tutje deputeti opozitar./Demokracia/

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -
Google search engine

Most Popular

Recent Comments

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com