Saturday, July 27, 2024
No menu items!
spot_img
BallinaLajme“Qartët” vëllai i dëshmorit në Shtime për “diskriminim gjatë punimeve drejt Kullës...

“Qartët” vëllai i dëshmorit në Shtime për “diskriminim gjatë punimeve drejt Kullës së Lirisë”

Rruga që është asfaltuar ditë më parë në Komunën e Shtimes e cila çon te “Kulla e Lirisë” në Reçak, ka nxitur reagimin e familjarëve të dëshmorëve për shkak të punimeve jo cilësore dhe për “diskriminim”.

Në një video të cilën e ka publikuar Nexhi Syla, vëllai i dëshmorit “Kadri Syla”, vërehet se si qeverisja e Lëvizjes Vetëvendosje nuk e ka rregulluar pjesën e asfaltit te dëshmori “Kadri Syla”. Familjarët tashmë janë revoltuar lidhur me veprimin e Komunës dhe paralajmërojnë se nuk do ta lejojnë komunën ta rregullojnë këtë pjesë të asfaltit pranë dëshmorit.

“Rastësisht dola me shikuar punën e pushtetit. Këtu te dëshmori “Kadri Syla” e paskan lënë në këtë gjendje e tash po më vjen keq se është vëllai i imi, por ky nuk është vetëm dëshmori ynë, por i gjithë Kosovës, por këtu e paskan lënë punimet në këtë gjendje. Unë këtu nuk i lë të vendosin as asfalt e asgjë . Kushdo le të vjen këtu nuk ka guxim ta prek këtë gjë se këtu asfalt nuk guxon me prek këtë vend se tash e ndreqi vet, por është për të ardhur keq se çfarë kanë bërë këtu”, ka thënë nëpërmjet videos Nexhi Syla.

Video në link:

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -
Google search engine

Most Popular

Recent Comments

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com