Saturday, July 27, 2024
No menu items!
spot_img
BallinaBlogDOKUMENT | Presidenca po i shpenzon 20 mijë euro vetëm për kutitë...

DOKUMENT | Presidenca po i shpenzon 20 mijë euro vetëm për kutitë e veçanta të dhuratave të Vjosa Osmanit

Zyra e presidentes Vjosa Osmani ka hapur një tender për furnizim me kuti të veçanta për dhurata. Vlera e këtij tenderi është parashikuar të jetë 19 mijë e 500 euro.

Vjosa Osmani shumë shpejt në zyrën e saj do t’i ketë edhe disa kuti “speciale” për dhurata.

Procesi për blerjen e tyre veçse ka nisur, shkruan Demokracia.com.

Tenderi që është hapur për blerjen e tyre kap vlerën e 19 mijë e 500 eurove.

“Furnizim me kutia të veçanta për dhurata protokollare. Vlera e parashikuar e kontratës: 19,500.00 euro. Afati i fundit për pranim të tenderëve / aplikacioneve: data 28.06.2024, koha: 14:00:00, vendi: Tenderi dorëzohet përmes platformës elektronike”.

Sipas përshkrimeve që janë bërë në dosjen e tenderit kuptohet se të gjitha kutitë janë me kualitet të lartë. Disa nga to janë të lëkurës e disa nga druri.

Kutitë e kërkuara ekskluzive të lëkurës me kualitetit të lartë janë disa lloje, për të cilat Presidenca ka dhënë përshkrime për secilën prej tyre. /Demokracia.com/

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -
Google search engine

Most Popular

Recent Comments

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com