Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, gjatë ditës ka marrë pjesë në organizimin e Bashkësisë Islame në Lipjan, “Duaja e Haxhinjëve,” ceremoni kjo e mbajtur në Shtëpinë e Kulturës “Tahir Sinani” në Lipjan, me rastin e shkuarjes së 45 haxhinjëve në vendet e shenjta.
Me këtë rast, Kryetari Ahmeti tha se ndjehet i nderuar që është i pranishëm në këtë ceremoni të lutjeve, por edhe për t’ju uruar të gjithë qytetarëve të Lipjanit udhëtim të mbarë dhe të begatshëm për në Haxh.
“Uroj rrugë të mbarë e shëndet të gjithë atyre që kanë marrë rrugën drejt vendeve të shenjta, ndërsa haxhinjëve u uroj pranimin e Haxhit nga i Madhi Zot,” ka thënë mes të tjerash Ahmeti.