Së paku tre persona kanë marrë trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal në Ferizaj pas një përleshje mes familjarëve në qytetin e Shtimes. Dyshohet se personat brenda familjes janë lënduar pas dhunës, ndërkohë sipas Policisë së Kosovës, me rastin po merren organet kompetente dhe prokuroria Themelore në Ferizaj. Raporton/Rrjeti.Info.
Kanun Veseli, zëdhënës i Policisë së Kosovës, ka thënë se rreth orës 19:33, policia e stacionit në Shtime ka pranuar një informate për një rrahje në rrugen ,,12 Qershori” ne Shtime. “Patrullat e policisë menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe aty kanë mësuar se tre persona anëtarë të familjes, dyshohet për dhunë në familje, kanë pësuar lëndime trupore dhe pas marrjes së ndihmës së parë në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Shtime, për tretman të mëtutjeshëm mjekësor janë dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj”, ka thënë Veseli. Sipas tij, për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurorit i shtetit dhe rasti po hetohet./Rrjeti.Info.