Wednesday, May 22, 2024
No menu items!
spot_img
BallinaLajmeOsmani, Kurti e Gërvalla | Tre përgjegjës për dështimin e madh të...

Osmani, Kurti e Gërvalla | Tre përgjegjës për dështimin e madh të Republikës së Kosovës në një ditë të vetme

Vetëm brenda pak orëve, liderët shtetërorë të Kosovës, presidentja Osmani, kryeministri Kurti dhe ministrja e jashtme, Gërvalla – Shwarz, kanë dështuar në mënyrë spektakolare në koordinimin e punëve të politikës së jashtme të Kosovës.

Dështimi i tyre për të paraqitur një qëndrim të përbashkët të Republikës së Kosovës ka marrë përmasa ndërkombëtare, shkruan Demokracia.com.

Ky dështim, përveç pasojave të shumta, është tregues i qartë i një shteti aspak serioz në marrëdhëniet ndërkombëtare.

Por, si nisi gjithçka, sot më 16 maj 2024, vetëm një ditë para mbledhjes së Këshillit të Evropës?

08:54 | MINISTRJA E JASHTME, DONIKA GËRVALLA – SHWARZ, ËSHTË ZGJUAR HERËT

Si rrallëherë, ministrja e jashtme Donika Gërvalla – Shwarz njoftoi përmes Facebookut të saj se në mëngjesin e sotëm “i ka dërguar një letër Presidentit të Asamblesë Paramentare të Këshillit të Evropës”.

“Letra përmban zotimin që qeveria e Republikës së Kosovës do të përgatisë një draft për krijimin e një mekanizmi për vetmenaxhim, koordinim dhe bashkëpunim të komunave me shumicë serbe në Kosovë, i cili përmbush detyrimet e trashëguara ndërkombëtare të Kosovës, plotëson nevojat e qytetarëve të komunitetit serb të Republikës së Kosovës, por njëkohësisht respekton në tërësi dhe në secilin detaj të tij Kushtetutën dhe të gjitha ligjet e Republikës së Kosovës si dhe njëkohësisht edhe parimet e Këshillit të Evropës”, njoftoi Gërvalla – Shwarz.

09:59 | KURTI NXJERR ZËDHËNËSIN E TIJ: TË SHOHIM A DO PRANOHET PËR HERËN E TRETË

Dhe siç ndodhë zakonisht me lajme të rëndësishme nga Qeveria e Kosovës, atyre shpeshherë nuk u mungon edhe ana komike.

Komunikime të tilla e kanë shndërruar politikën e jashtme të Kosovës në një politikë aspak serioze, ku zyrtarët shtetërorë provojnë fatin sipas renditjes së planeteve.

“Të shohim a do të pranohet për herë të tretë”, ka shkruar zëdhënësi i Qeverisë Kurti, Përparim Kryeziu, deri sa është munduar të shpjegojë se letra e ministres së jashtme, Gërvalla – Shwarz është vazhdimësi e premtimeve të kryeministrit Kurti për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.

15:34 | REAGON PRESIDENTJA OSMANI: LETRA U DËRGUA PA DAKORDIMIN TIM

Më e rënda nga kjo sjellje në politikën e jashtme, u dëshmua pasditen e së enjtes, kur presidentja Osmani reagoi përmes këshilltarit të saj, Bekim Kupina, duke mohuar se ka qenë në dijeni për një letër të tillë.

Reagimi i presidentes Osmani tregonte qartë se Ministrja e Jashtme, Gërvalla – Shwarz, nuk ishte konsultuar paraprakisht në një çështje kaq të rëndësishme të politikës së jashtme të Kosovës.

“Presidentja Osmani përkrahë vetëm qëndrime dhe veprime paraprakisht të konsultuara, të koordinuara dhe të dakorduara me institucionin e Presidencës si institucion kushtetues me kompetenca të qarta në fushën e politikës së jashtme dhe si gardian i funksionimit kushtetues të institucioneve. Kjo letër nuk është e tillë. Mund të jetë konsultuar e koordinuar me individë jashtë institucioneve që sot e kanë publikuar këtë letër, por jo me Presidencën. Çdo derivat i letrës së zotimeve të nënshkruar nga tri institucionet duhet paraprakisht po ashtu të koordinohet dhe miratohet nga po këto tri institucione”, thotë ai.

Reagon Presidenca: Letra e Qeverisë e dërguar në KIE, nuk është konsultuar dhe dakorduar me Presidenten Osmani – Demokracia

 17:06 | GJERMANIA, FRANCA DHE ITALIA – LETËR KURTIT: PO RREZIKONI ANËTARËSIMIN NË KIE, HAPAT E JUAJ PËR ASOCIACIONIN NUK MJAFTOJNË

Rreth dy orë pas reagimit të Osmanit, mediat publikuan një letër që një ditë më parë, 15 maj 2024, iu dërgua kryeministrit Kurti nga tri shtetet e fuqishme evropiane, Gjermani, Franca dhe Italia. Në këtë letër, hapat e ndërmarrë nga Kurti për themelimin e Asociacionit, nuk ishin të mjaftueshëm.

“Faleminderit për letrën tuaj sa i përket aplikimit të Kosovës për Këshillin e Evropës dhe Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe”, thuhet fillimisht në letër.

“Me keqardhje, hapat që ju propozoni nuk adresojnë nevojën urgjente për hapat konkret drejt themelimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe dhe rrezikojnë të minojnë tutje dialogun që fasilitohet nga Bashkimi Evropian”, thuhet në këtë letër.

“Së pari, draft-statuti i prezantuar nga Përfaqësuesi Special për Dilaogun, Miroslav Lajçak, nuk është një ‘propozim gjentelmenësh’. Është një model solid, i draftuar me kujdes me ndihmën e avokatëve dhe ekspertëve evropianë, i bazuar në praktikat më të mira ekzistuese”. /Demokracia.com/

Scholz, Macron, Meloni letër Kurtit: Po rrezikoni anëtarësimin në KiE, hapat e juaj për Asociacionin nuk mjaftojnë – Demokracia

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -
Google search engine

Most Popular

Recent Comments

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com