Sunday, October 6, 2024
No menu items!
spot_img
BallinaLajmeZgjedhjet e parakohshme, Memli Krasniqi takon ambasadorët e SHBA-së dhe Italisë

Zgjedhjet e parakohshme, Memli Krasniqi takon ambasadorët e SHBA-së dhe Italisë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) Memli Krasniqi ka zhvilluar sot takime me ambasadorin e SHBA-së, Jeffrey Hovenier dhe ambasadorin italian Antonello De Riu, pak ditë pas takimit me kryeministrin Albin Kurti ku u propozua shkuarja e vendit në zgjedhje të parakohshme.

Në takim me diplomatin italian, kreu i PDK-së tha se qytetarët dhe shteti i Kosovës kanë nevojë të shpejtë për zhvillim, përparim dhe integrim.

“Zhvillimet politike, qëndrimet dhe vizioni i PDK-së në raport me to, si dhe kërkesa jonë për zgjedhje të parakohshme – ishin tema të diskutimit tonë të përbashkët”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

Diskutimet për zhvillimet e fundit politike në vend dhe kërkesa e PDK-së për zgjedhje të reja, ishin temë diskutimi edhe në takimin me ambasadorin amerikan.

“Ambasadorin Hovenier e njoftova me qëndrimet e PDK-së rreth këtyre zhvillimeve dhe arsyet e kërkesës tonë për zgjedhje të parakohshme. Ne besojmë se vendi është në stagnim të plotë dhe ata që po e pësojnë më së shumti janë qytetarët tanë”, ka përfunduar Krasniqi.

PDK-ja ishte partia e vetme opozitare, e cila përgjigj ftesës së kryeministrit Albin Kurti për një takim mbi agjendën e Kuvendit për sesionin pranveror, të cilën e refuzuan dy partitë e tjera opozitare LDK e AAK.

Kryeministri Kurti pas takimit u shpreh i gatshëm për zgjedhje të parakohshme, por kërkoi konsensus edhe me partitë tjera opozitare, duke thënë se do të insistojë të takohet me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj.

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -
Google search engine

Most Popular

Recent Comments

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com