Njëri prej iniciatorëve pë ndërtimin e monumentit të shkronjave në UÇK-së në Shtime, Abdulla Musliu, ka reaguar pasi që ekzekutivi i komunës nuk arriti të investoi në ndriçimin publik te këto shkrinja.
Postimi i plotë i Abdulla Musliut
Kërkesë drejtuar qytetarëve tonë.
Të nderuar njerëz të vullnetit të mirë u drejtohem me kërkesë për të kryer një projekt “instalimi i rrymës” nga kompleksi memorial në Reçak deri te shkronjat e UÇK -së dhe Kulla e Lirisë. Që nga inaugurimi i Kullës jemi furnizuar me rrymë nga Gurthyesi TONI COMPANI, andaj qëllimi ynë është të bëjmë një zgjidhje të përhershme.
Ju njoftoj se këtë projekt e kemi pas të premtuar nga Kryetari i Komunës së Shtimes dhe nga institucionet e Komunës, por nuk po e realizojnë. Rrethanat e mos realizimit janë të paqarta dhe krejtë në momentet e fundit na tregojnë që nuk munden, se gjoja kostoja e sajë është shumë e madhe rreth 30,000€(tridhjemij euro).
Në bazë të rrethanave ku kam pyetur profesionist të kësaj lëmije ky projekt për tu realizuar e ka koston rreth 6,000€(gjashtëmij euro).