Policia Rajonale e Ferizajt kanë marrë një informacion se në rrugën ” Enver Topalli” në Ferizaj ishte një rast i vjedhjes së motoçikletës. Ekipet e Hetuesve të Policisë me autorizim të prokurorit të shtetit i kanë ndërrmarrë veprimet e nevojshme hetimore dhe pas një pune intensive në terren në kërkim të personit të dyshuar kanë arritur që të sigurojnë informacione dhe të identifikojnë të dyshuarin H.B (M/K) i moshës 36 vjeçar, i cili dyshohet që veç vjedhjes së motoçikletës, nga muaji mars i vitit 2024 kishte kryer edhe 12 vjedhje tjera nëpër disa rrugë të Ferizajt, kryesisht kishte vjedhur goma dhe bandazhe të rrotave për makina. Raporton/Rrjeti.Info. “I dyshuari është shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pasi është intervistuar nga policët hetues, në prani të avokatit mbrojtës ka pranuar se i ka kryer vjedhjet. Me vendim të prokurorit të rastit është dërguar në mbajtje për 48 orë për procedura tjera hetimore”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës në Regjionin e Ferizajt.