Saturday, July 27, 2024
No menu items!
spot_img
BallinaLajmePolicia Arreston një person në Ferizaj për disa vjedhje

Policia Arreston një person në Ferizaj për disa vjedhje

 Policia Rajonale e Ferizajt kanë marrë një informacion se në rrugën ” Enver Topalli” në Ferizaj ishte një rast i vjedhjes së motoçikletës. Ekipet e Hetuesve të Policisë me autorizim të prokurorit të shtetit i kanë ndërrmarrë veprimet e nevojshme hetimore dhe pas një pune intensive në terren në kërkim të personit të dyshuar kanë arritur që të sigurojnë informacione dhe të identifikojnë të dyshuarin H.B (M/K) i moshës 36 vjeçar, i cili dyshohet që veç vjedhjes së motoçikletës, nga muaji mars i vitit 2024 kishte kryer edhe 12 vjedhje tjera nëpër disa rrugë të Ferizajt, kryesisht kishte vjedhur  goma dhe bandazhe të rrotave për makina. Raporton/Rrjeti.Info. “I dyshuari është shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pasi është intervistuar nga policët hetues,  në prani të avokatit mbrojtës ka pranuar se i ka kryer vjedhjet. Me vendim të prokurorit të rastit është dërguar në mbajtje për 48 orë për procedura tjera hetimore”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës në Regjionin e Ferizajt.

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -
Google search engine

Most Popular

Recent Comments

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com