Saturday, July 27, 2024
No menu items!
spot_img
BallinaLajme“U tentua sulmi ndaj institucioneve të Kosovës”, Sveçla jep detaje për armatimin...

“U tentua sulmi ndaj institucioneve të Kosovës”, Sveçla jep detaje për armatimin e kapur në veri

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, kane mbajtur konferencë të jashtëzakonshme për medie, ne te cilen u ekspozua armatimi që u konfiskua nga Policia e Kosovës.

Ministri Sveçla tha se të gjitha armatimet e gjetura i takojnë grupeve terroriste serbe, të cilat kishin planifikuar që të sulmojnë institucionet e Kosovës.

“Të gjithë këto i takonin grupeve terroriste serbe, të cilat kishin planifikuar që me këto ti sulmojnë institucionet e Kosovës. Kjo është edhe një përfshirje e shtetit serbë në destabilizimin  Kosovës”, tha Sveçla.

Ndër të tjerash u bë e ditur se në armatimi ka qenë i ndryshëm dhe ka pasur të bëj me fishekë, armë të gjata, uniformë të ushtrisë serbe, uniforma të ushtrisë së Kosovës, radio lidhje, dylbi dhe pajisje të tjera për dronë.

Poashtu, Drejtori i Policisë, Hoxha njoftoi se deri tash është duke u intervistuar një person për përfshirje në këtë grup që planifikonte që të sulmonte institucionet e Kosovës. “1 mijë e 588 municione apo fishekë, 10 armë të gjata, 6AK 47, mitrolozë, 62 shok-bomba, eksploziv, dylbi, radiolidhje, shurdhues, karikatorë të mbushur e të zbrazët, maska, antiplumb, unifromë e ushtrisë serbe dhe 10 uniforma të Policisë së Kosovës, pajisje për dronë, etj”, tha ai.

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -
Google search engine

Most Popular

Recent Comments

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com