Saturday, July 27, 2024
No menu items!
spot_img
BallinaLajmeAsamblistët në Shtime kritikojnë ekzekutivin se për një vit e mbajti të...

Asamblistët në Shtime kritikojnë ekzekutivin se për një vit e mbajti të fshehur një vendim të kundërligjshëm

Një pjesë e banorëve të fshatit Pjetërshticë të Komunës së Shtimes në vitin e kaluar e kanë perfituar nje parcele per ta nisur ndërtimin e një objekti për të pame dhe ceremoni fetare me vetëfinancim. Komuna paraprakisht ua kishte ndarë parcelën prej 500 metra katrorë me vendim të Kuvendit. Vendimi menjëherë ishte kthyer i kundërligjshëm nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal dhe Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor me qëllim që komuna duhet t’i ndjek disa hapa ligjor pasi që ka vepruar në kundërshtim me ligjin nr.04/L-174 për Planifikim Hapësinor. Në mbledhjen e fundit të Kuvendit Komunal që është mbajtur më 29 prill të këtij viti kuvendarët kishin kritikuar ekzekutivin se ua kanë vonuar këto dokumente dhe vendime për shfuqizim. Me shumicë të votave vendimi është shfuqizuar më 29 prill. Raporton/Rrjeti.Info.

Rexhep Gashi, kuvendar i Lëvizjes për Bashkim në Komunën e Shtimes, në këtë mbledhje kishte thënë se në muajin e 5 të vitit 2023 është kthyer vendimi i kundërligjshëm nga niveli qendror andaj ka pyetur se cila ka qenë arsyeja që vendimi është mbajtur deri më tash në komunë dhe nuk është sjellur para kuvendarëve për shfuqizim. “Pse pas 14 muajve e keni pru vendimin me shfuqizua. Ne e dimë se aty është punuar dacka në atë parcelë. Prej MAPL-së është kthyer i kundërligjshëm. Banorët e Pjetërshticës pikërisht për ato dy lagje më vjen keq që është punuar dacka dhe unë kërkoj interpretim ligjor sepse këtu kemi shef dhe zyrtar ligjor, andaj le të vjen dhe le ta shpjegon këtë. Çka do të bëjmë me ata banor të atyre lagjeve’, ka thënë Gashi. Ndërkaq ,Lumni Amrushi kuvendar nga PDK-ja, njëherësh banor i fshatit Pjetërshticë, ka thënë se përgjigja prej ministrisë është kthyer menjëherë pas vendimit të vitit 2023 dhe tash janë shumë larg nga ajo kohë për të shfuqizuar atë vendim.”Banorët e kanë nisur objektin dhe gati janë në përfundim, e tash e keni sjellë vendimin për shfuqizim, këtu po pësojnë banorët, çka do t’i thoni qytetarëve sepse ai objekt sipas informatave të inspektoratit është edhe një vendim për rrenim sepse është pa leje”, ka thënë Amrushi.

Por, kuvendari tjetër i PDK-së Rrahman Jakupi ia ka përkujtuar ekzekutivit pyetjet e vitit 2023 lidhur me ndërtimin e këtij objekti. Ai në këtë mbledhje të Kuvendit kishte thënë se edhe kryesuesi i Kuvendit ka qenë në dijeni lidhur me zhvillimet e këtij vendimi. “Ka qenë kjo temë diskutimi në mes të meje dhe kryesuesit kur e kam pyetur atëherë a është vendim i kundërligjshëm a jo, është dashur t’i drejtohem dy apo tre herë derisa ka thënë po, andaj kjo ka qenë para një viti , andaj tash e kam një pyetje për drejtorinë e planifikimit urban se a ka vendim për rrënim a jo sepse banorët kanë mbetur në mëshirën e fatit”, kishte pyetur Jakupi.

Më 29 prill të këtij viti kur është shfuqizuar vendimi për dhënien e kësaj parcele për ndërtimin e objektit për të pame në Pjetërshticë, drejtori i Urbanizmit Grejtalb Emini ishte arsyetuar se ka qenë neglizhencë e tij mosnxjerrja e vendimit para kuvendit komunal në vitin 2023. “Kam pasur presion prej qytetarëve për ta kryer këtë pjesë. Nuk kam qenë i interesuar t’u them qytetarëve që të ndërtojnë apo mos të ndërtojnë, kanë ardhur dhe kanë bërë pyetje disa herë tek unë dhe ju kam thënë se vendimin e keni të kundërligjshëm, përkundër vullnetit të gjithë asamblistëve që me ju lejua. Arsyeja pse s’ka ardhur ju garantoj se nuk ka pasur të bëjë me pjesën e politikës, por më shumë ka qenë neglizhencë imja”, kishte thënë Emini.

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -
Google search engine

Most Popular

Recent Comments

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com