Saturday, July 27, 2024
No menu items!
spot_img
BallinaLajmeHARTMUT GANZKE SHPALLET "QYTETAR NDERI" I KOMUNËS SË SHTIMES

HARTMUT GANZKE SHPALLET “QYTETAR NDERI” I KOMUNËS SË SHTIMES

Kuvendi i Komunës së Shtimes, me prezencë të mysafirëve të veçant, solemnisht i ndau çmimin “Qytetar Nderi”, politikanit gjerman Hartmut Ganzke, për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në krijim të lehtësirave për bashkëqytetarët tanë në Qarkun Unna dhe përkrahjen e vazhdueshme ndaj Komunës dhe qytetarëve tanë.

Qemajl Aliu, kryetar i Komunës së Shtimes, vlerësoi lart kontributin dhe angazhimin e shtetit gjerman në ofrimin e ndihmës ndaj Kosovës. Njoftoiln zyra për informim në këtë komunë. Raporton/ Rrjeti.Info

“Ne populli ynë, pothuajse e dimë më së miri se shteti dhe liria që e gëzojmë janë rezultat i rezistencës së gjatë dhe luftës heroike të mijërave burrave e grave të vendit tonë, që me gjakun e tyre i kanë ndërtuar themelet e shtetësisë sonë. Në përpjekjen tonë të drejtë për mbrojtjen e trojeve tona, rol vendimtar ka luajtur mbështetja e miqve dhe aletaëve tanë, ku një nga kombet më miqësore dhe më përkrahëse ndaj nesh janë pikërisht populli gjerman”, tha Aliu, duke bërë të ditur se gjatë vizitave zyrtare që ka zhvilluar në Gjermani, komunës sonë i janë hapur shumë dyer të zyrave të rëndësishme, jo vetëm të Qarkut Unna por të gjithë Landit NRW-së.

“Sot, pikërisht falë këtyre njohjeve e raporteve miqësore të krijuara mes nesh, jemi në proces të realizimit të shumë marrëveshjeve, si ato të sigurimit të shkëmbimit të nxënësve të dalluar, artistëve e sportistëve tanë, punëtorëve të administratës që do të mësojnë nga praktikat më të mira nga kolegët e tyre të shtetit gjerman, po ashtu edhe donacione të ndryshme, ku deri tani veçse është dhuruar makineri për transport mbeturinash dhe një automjet zjarrfikësish”, tha Aliu.

Ndërsa, Hartmut Ganzke, pas ndarjes së çmimit “Qytetar Nderi”, tha se do të mundohet maksimalisht që marrëdhëniet me Komunën e Shtimes të forcohen dhe të avancohën edhe më shumë në të ardhmen.

” Do të më mbetet gjatë gjithë jetës në kujtesë se me çfarë pozitivitet, kryetari i juaj lobon për komunën e Shtimes” , tha Ganzke, duke shtuar se në këtë ditë dhe në këtë vend, siguron që vendet tona së bashku të shkojnë drejt një të ardhme edhe më të mirë.

” Të jeni të sigurt, se unë si politikan në shumë raste mbaj fjalime për raste të ndryshme. Por të jeni të bindur, se nuk e kam pasur deri më tani një fjalim që dua të shpreh falenderimin tim më të thellë. Jam krenar që jam ‘Qytetar Nderi” i Komunës së Shtimes” , tha Ganzke.

Ndërsa, kryetari i Qarkut të Unna, Mario Löhr tha se Masakra e Reçakut ishte njëra prej arsyeve, pse bota ndërkombëtare ka bombarduar Serbinë.

“Kosova ka avansuar dhe shteti ligjor është në avansim sidomos barazia po zhvillohet. Përmes praktikave të ndërsjella, urojmë të krijojmë një shkëmbim dhe të fitojmë një eksperiencë nga njëri-tjetri”, tha Löhr, duke bërë të ditura bashkëpunimet e shumta që do të ketë Qarku Unna dhe Komuna e Shtimes në të ardhmen duke përfshirë shumë fusha si në arsim, sport, art por edhe bashkëpunime të tjera.

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -
Google search engine

Most Popular

Recent Comments

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com