Kryetari i LDK-së në Ferizaj , Visar Azemi, ka kritikuar institucionet, pikërisht ekzekutivin e komunës lidhur me gjendjen e krijuar me mbeturina. Azemi ka thënë se kjo qeverisje po e rrezikon sbëndetin e qytetarëve. Raporton /Rrjeti.info.
“Shqetësuese dhe alarmante po vazhdon të jetë gjendja me mbeturinat në Ferizaj. Derisa qyteti po kundërmon nga bërlloku, kryetari Agim Aliu po tregon paaftësi për të menaxhuar me situatën dhe po përplaset me punëtorët e departamentit operativ në KRM “Pastërtia”, të cilët po protestojnë.Qeverisja në Ferizaj në vend që të shqetësohet se me vazhdimin e kësaj gjendjeje që po rrezikon shëndetin e qytetarit, ka hyrë në gara në lojën e hedhjes së fajit”,ka thënë Azemi. Sipas tij është tërësisht e pashpjegueshme se si ky pushtet lokal nuk ka arritur t’i japë epilog kësaj problematike tash e sa kohë. Kësisoj po e dëshmon edhe një dështim të radhës, çka është kryefjala edhe e këtij mandati të Agim Aliut. “Si LDK, kërkojmë urgjentisht një zgjidhje. Qyteti nuk guxon të shndërrohet në një kontejner e as s’guxon të lejohet kanosja e shëndetit të qytetarit veç pse Agim Aliu është i papërgjegjshëm”,ka kritikuar ai nëpërmjet një komunikate.
kujtojmë se lidhur me gjendjen e krijuar me mbeturina, pas protestave e bojkotit te punës nga punëtorët, komuna ka shpallur gjendje emergjente.