Wednesday, May 22, 2024
No menu items!
spot_img
BallinaLajmeAnulohet gjykimi për krime lufte, anëtarët e trupit gjykues të zënë me...

Anulohet gjykimi për krime lufte, anëtarët e trupit gjykues të zënë me intervista për avancim

Për shkak se anëtaret e trupit gjykues, gjykatësit Mentor Bajraktari dhe Valbona Musliu- Selimaj kishin për të zhvilluar intervistat për avancim në Gjykatën e Apelit është anuluar gjykimi në rastin ku Caslav Joliq po akuzohet për krime lufte. gjatë viteve 1998-1999, në Istog.

Anulimi i seancës u bë i ditur nga kryetari i trupit gjykues, gjykatësi Musa Konxheli, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Sipas gjykatësit Konxheli palët janë njoftuar me kohë për anulimin e seancës.

Ndryshe, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës më 18 nëntor 2022 ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit Caslav Jolic me arsyetimin se gjatë kohës së luftës në Kosovës prej muajit janar 1998 deri më 21 qershor 1999, në territorin e Komunës së Istogut në bashkëkryerje me persona të tjerë, duke i shkelur rregullat e së drejtës ndërkombëtare, ka aplikuar masat e torturimit dhe shkaktimit të vuajtjeve të mëdha apo cenimit të integritetit trupor ose shëndetit kundër popullsisë civile që nuk kanë marrë pjesë drejtpërdrejt në konflikt për shkaqe që lidhen me luftën.

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -
Google search engine

Most Popular

Recent Comments

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com