Saturday, October 5, 2024
No menu items!
spot_img
BallinaLajmeKurti: Serbia është shtet mafioz, presidenti Vuçiq – kryemafioz

Kurti: Serbia është shtet mafioz, presidenti Vuçiq – kryemafioz

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se po të ishte sanksionuar me kohë Serbia, Kosova nuk do të ishte në pozitën ku është sot. Ai e ka quajtur Serbinë shtet mafioz e presidentin e saj, Aleksandar Vuçiq, kryemafioz, raporton Ekonomia Online.

Kurti ka cituar edhe deklaratën e presidentit serb, që sipas tij, ju ka paraprirë arrestimeve që ndodhën dje.

“Së pari po të kishte sanksione ndaj Beogradit atëherë kur u rrëmbyen qytetarët tanë, ose atëherë kur u vra rreshteri Afrim Bunjaku, ne nuk do të ndodheshim në këtë gjendje. Mungesa e sanksioneve ndaj Serbisë e ka trimëruar atë.  Serbia praktikisht është shtet mafioz, shtet mafioz ku kryemafiozi është njeriu më publik atje duke qenë president me ndryshe nuk mund të jetë”, ka thënë Kurti

Kurti është pyetur për takimin e sotëm në Bruksel, për të cilin ka thënë se nuk ka informacione.

“Nuk kam informacion se çka do të diskutohet në Bruksel, nuk kam informacione se cilat mund të jenë temat e reja. Por kjo çështje nuk është pjesë e dialogut. Brukseli ka reaguar sepse nuk do të kishte kuptim po të mos kishte reaguar”, ka thënë ai.

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -
Google search engine

Most Popular

Recent Comments

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com