Saturday, July 27, 2024
No menu items!
spot_img
BallinaLajmePërkujtohen dëshmorët e Komunës së Lipjanit

Përkujtohen dëshmorët e Komunës së Lipjanit

Në sallën e Kuvendit të Komunës së Lipjanit është mbajtur Akademi Përkujtimore në nderim të 25 vjetorit të rënies së dëshmorëve dhe martirëve të Komunës së Lipjanit. Qytetarë të shumtë morën pjesë në këtë akademi për të nderuar të të rënëve, duke përkujtuar kështu 25-vjetorin e terrorit dhe masakrave të forcave serbe në Komunën e Lipjanit.

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, në fjalën e tij të rastit tha se sot në këtë tubim përkujtimor për martirët dhe dëshmorët e Komunës sonë, në 25 vjetorin e masakrave të popullatës civile në Sllovi, Hallaq, Ribar të Vogël, kujtojnë gjithë atë agresion famëkeq serb, kujtojmë sot zjarrin dhe tmerrin i prillit të vitit 1999. “Ne që sot gëzojmë lirinë, ne që sot jetojmë në shtetin tonë të pavarur dhe sovran, kemi obligim të përjetshëm që të kujdesemi fortë, të punojmë pastër për Kosovën tonë, kemi obligim t’ua përcjellim gjeneratave të reja që Pavarësia e vendi ynë, themelet e shtetit tonë qëndrojnë mbi gjakun dhe sakrificën e dëshmorëve dhe martirëve të Kombit tone”, tha Kryetari Ahmeti.

Kryetari Imri Ahmeti, ka theksuar se nderi dhe respekti i përhershëm për martirët dhe dëshmorët është njohje e themeleve të shtetit tonë, është vetë fakti i ekzistencës së vetë shtetit tonë. “Varrezat e komunës janë vende të shenjta, varrezat e dëshmorëve janë obligim dhe frymëzim për të nderuar vendin dhe shtetin tonë. Varrezat e martirëve janë thirrje për të dashur vendin tonë dhe për të nderuar shtetin”, tha në mes të tjerash Kryetari Imri Ahmeti.

Kryetari Ahmeti ka thënë se varrezat e martirëve dhe dëshmorëve në Sllovi, Hallaq të Vogël, Ribar të Vogël dhe kudo në territorin e komunës dhe më gjerë janë vende të shenjta për ne dhe për kombin, varrezat e dëshmorëve për ne janë frymëzim dhe referencë për punë dhe përparim për vendin tonë, varrezat e dëshmorëve dhe martirëve janë obligim dhe frymëzim për ta ndërtuar shtetin dhe vendin tonë në një vend të dashur dhe të zhvilluar për të gjithë.

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -
Google search engine

Most Popular

Recent Comments

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com