Drejtoria e Arsimit në Komunën e Prishtinës ka marrë vendim që të premten ora e parë në të gjitha shkollat fillore dhe të mesme të kryeqytetit t’i kushtohet rolit të vajzave në shoqëri dhe kundërshtimin e dhunës gjinore. Kjo për shkak se brenda një periudhe të shkurtër në vendin tonë kanë ndodhur dy vrasje të grave.
“Kjo është e mësimit do t’i shërbejë sensibilziimit të nxënësve në frymën e respektimit ë rolit të vajzave dhe grave në familje e shoqëri, si dhe parandalimin dhe ndalimin e dhunës”, thuhet ndër tjerash në njoftim.