Saturday, June 22, 2024
No menu items!
spot_img
BallinaLajmePeci me paralajmërim për fermerët: Mos mashtroni

Peci me paralajmërim për fermerët: Mos mashtroni

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar se nga kontrollat e ushtruara vitin e kaluar në masën 100 për qind në shtatë Komuna të Kosovës, kanë arritur të parandalojmë mashtrime me deklarime që kapin shumën afro 2 milionë euro.

Ai u ka kërkuar fërmerëve që të jenë korrekt në procesin e aplikimit pasi edhe këtë vit, Ministria do të ushtrojë kontrolle strikte dhe nuk do të tolerojë mashtrime me deklarime të rrejshme, njofton Klankosova.tv.

Lexoni postimin e plotë:

“Të dashur fermerë, janë bërë më shumë se një javë nga hapja e thirrjes për subvencione për këtë vit. Nga kontrollat e ushtruara vitin e kaluar në masën 100% në 7 Komuna të Kosovës, kemi arritur të parandalojmë mashtrime me deklarime që kapin shumën afro 2 milion euro. Më shumë se paralajmërim është lutja ime për ju që të jeni korrekt në procesin e aplikimit pasi edhe këtë vit Ministria do të ushtrojë kontrolle strikte dhe nuk do të tolerojmë mashtrime me deklarime të rrejshme. Çdo deklarim i rrejshëm që haset, ka pasoja ligjore për ata që zihen duke bërë një gjë të tillë. Ndërsa përqafojmë ardhjen e stinës së pranverës, le të tregojmë përkushtimin tonë me ndershmëri dhe integritetit në këtë proces. Së bashku, le të mbjellim farën e besimit dhe transparencës ndërsa kultivojmë një të ardhme të begatë për bujqësinë e Kosovës”, ka shkruar Peci.

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -
Google search engine

Most Popular

Recent Comments

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com