Saturday, July 20, 2024
No menu items!
spot_img
BallinaLajmeHagë: Pranohen si prova dokumentet e siguruara nga ‘bashkëpunëtori i Serbisë që...

Hagë: Pranohen si prova dokumentet e siguruara nga ‘bashkëpunëtori i Serbisë që u infiltrua në UÇK’

Trupi gjykues ka marrë vendim në lidhje me disa prova të reja, për të cilat u theksua se kanë prejardhje nga Serbia.

Gjyqtari Charles Smith bëri të ditur se këto dokumente janë pranuar si prova të reja në rastin e krerëve të UÇK-së. Për këto dokumente, mbrojtja e Thaçit kishte theksuar se janë siguruar nga një bashkëpunëtor i Serbisë, që ishte infiltruar deri në nivelet më të larta të UÇK-së.

Në seancën e sotme, gjyqtari Smith deklaroi e konfirmoi se dokumentet janë siguruar nga bashkëpunëtorët.

“Sa i takon ofertës së ZPS-së për pranimin e dy dokumenteve për dëshminë e dëshmtarit 04571, trupi gjykues vendos: sa i takon relavancës, ato janë relevante sepse kanë të bëjnë me persona që pretendohet se janë viktima të krimeve që kanë të bëjnë me këtë çështje, dhe që kanë të bjënë me dyshime për këta individë për shpejgimet që ata kanë dhënë për kohën e luftës. Këto dokumente janë relevante për të vërtetuar natyrën e punës së përbashkët kryer nga bashkëpunëtorët e dyshuar, dhe shkallën e nivelin apo aktivitetin e kryer nga ky grup bashkëpunëtorësh”, deklaroi ai, raporton gazeta Nacionale.

“Sa i takon autenticetit, Trupi gjykues konstaton nuk ka informacion sa i takon autenticitetit, përveç fakti që janë mbledhur nga forcat zbulim kundër-zbulim dhe individë të cilët mund të jenë të dyshuar si bashkëpunëtorë të autoriteteve serbe apo zyrtarëve serbë, ose janë mbledhur nga bashkëpunëtorë të autoriteteve serbe apo zyrtarë serbë. Nuk ka infromacion se këto dokumente janë të ndërhyra, këto janë thjeshtë dokumente të asaj kohe që kanë të bëjnë me informacionin e përmbajtur në të. ZPS-ja tregon që dokumentet janë sekuestruar nga autoritetet serbe dhe i janë dhënë TPNJ-së”, deklaroi më tutje ai.

Ai bëri të ditur se këto prova janë marrë nga Serbia, dhe i ishin dhënë një hetuesi në Tribunalin e Hagës.

“Dëshmitari ka dhënë dëshmi që është në pajtim në shënimet me shkrimet e dorës në lidhje me oficerin e policisë serbë, dhe invididë të tjerë që përmenden në këto dokumente. Është lëshuar një urdhër-arresti për dëshmitarin para se ai të burgosej. Së fundmi mbrojtja nuk ka barrë sa i takon këtij aspekti dhe trupi gjykues konstaton se mbrojtja nuk ka ofruar shpjegime të besueshme pse këto dokumente nuk duhet të merren parasysh. Trupi gjykues ka konstatuar në vendim të mëparshëm që nuk ka bazë për të sygjeruar se dokumentet nga autoritetet serbe janë prima-facie të dyshuara, dhe mbrojtja vet ka ofruar dokumente të tilla. Për pasojë, trupi gjykues është i bindur se dokumentet janë autentike prima-facie. Është mbështetur edhe në deklaratën e një hetuesi të TPNJ-së në rastin Haradinaj të dorëzuar nga avokati i ZPS-së”, deklaroi më tutje kryegjqytari Smith.

Sipas gjyqtarit, nuk është e rëndësishme që provat janë siguruar nga burimet serbe.

“Trupi gjykues është i bindur që përmbajtja është në pajtim me sygjerimin që është përgatitur nga anëtarë të UÇK-së, kjo është e dukshme nga natyra e pretendimeve, nga emrat e identiteve dhe individëve që janë të ndërlidhur me aktivietete në dokumente të tjera. Nuk ka tregues që ka ndonjë palë të tretë të përfshirë në mbikëqyrjen e bashkëpuntorëve të renditur në këto dokumente. Përmbajtjet janë pjesërisht mbështetëse. Këto dokumente kanë vlerë provuese prima-facie. Fakti që informacionet mund të kenë informacion të pasaktë, ato nuk ofrohen për të vërtetuar vërtetësinë e tyre, por për të vërtetuar fakte ose pretendime, por se këta individë janë konsideruar bashkëpunëtorë”, tha ai.

Seanca po vazhdon me dëgjimin e dëshmitarit të radhës të Prokurorisë.

Për çfarë dokumente bëhet fjalë?

Nacionale raportoi javën e kaluar për përmbajtjen e këtyre provave.

Avokati i Hashim Thaçit, Luka Misetiq, ka pasur ankesa lidhur me vërtetësinë dhe mënyrën se si janë siguruar këto prova. Sipas tij, disa prej materialeve janë nxjerrë nga Agjencitë Sekrete të Serbisë.

“E dyta që kam është që mu dha mundësia që ta verifikojë këtë deklaratë tani se gjendet online, burimi vërtetë duket se është Shërbimi i Zbulimit Serb për këtë dokument. Unë do të thosha që ka pasur prova që janë paraqitur nga ky trup gjykues për fabrikimin e provave nga Zbulimi Serb. Pra të gjitha këto janë faktorë të cilët duhet mbajtur parasysh. Fakti që dokumenti pretendon të jetë ai që është i barasvlershme me deklaratën e dëshmitarit që tashme ju e keni në dispozicion nga ky gjykim që edhe gjatë pyetjeve që i bëmë ne doli që nuk ishte ashtu”, tha avokati i Thaçit.

Avokati Misetiq përmendi një person të infiltruar nga Shërbimet Sekrete të Serbisë, i cili kishte arritur të shkonte deri në nivele të larta të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Kjo duke e ndërlidhur këto dëshmi, me materialet që janë siguruar nëpërmjet autoriteteve serbe.

“Zbulim serb e kishte penetruar brenda UÇK-së gjatë konfliktit dhe fakti që ky informacion dihej edhe jashtë UÇK-së është pikërisht një provë që do të jepet nga dëshmitari i Prokurorisë. Ky person i infiltruar ishte në nivele të larta të UÇK-së. Dua të them që informacionet nuk i dinte vetëm UÇK-ja po i dinte edhe shërbimi i Zbulimit Serb që nga vitit 1998. Por, në thelb është se cfarë do të ndodhë nëse trupi gjykues e pranon këtë dokument, mbështetët në këtë dokument dhe pastaj zbulohet qartë se edhe kjo del një provë e fabrikuar”, tha më tutje avokati Misetiq, raporton Nacionale.

Ankesa pati edhe avokatja e Kadri Veselit, Anne Rowan.

“Sa i takon sfondit të kësaj çështje gjyqësore dhe fakteve, kur shikon përmbajtjen e këtij dokumenti dhe duke e ditur se si është marrur ky dokument, ky dokument nuk mund të thuhet se ësht i lidhur vetëm me UÇK-në. Ky dokument mund të jetë porositur nga vetë Zbulimi Sekret Serb sepse Zbulimi Sekret Serb mund t‘i ketë ditur këto informacione. Pastaj a është i vertetë dokumenti a po jo nuk e di, po këta mund të jenë serb që mund të kenë pasur dijeni po për këto gjëra”, tha ajo./Nacionale/

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -
Google search engine

Most Popular

Recent Comments

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com