Saturday, July 27, 2024
No menu items!
spot_img
BallinaLajmeSulmohet me mjete të forta një 64-vjeçar nga tre persona në Shtime,...

Sulmohet me mjete të forta një 64-vjeçar nga tre persona në Shtime, e godasin brenda veturës

Mosmarrëveshjet për motive të ndryshme, e që shpeshherë dalin të jenë banale bëhen mollë sherri e kërcënimeve e përleshjeve në vendin tonë. Për pasojë, konfliktet jo rrallëherë eskalojnë edhe në rrahje brutale, ku përdoren edhe mjetet e forta, raporton Sinjali.

Një rast i tillë ka ndodhur sot në fshatin Belincë të Shtimes, ku tre persona po dyshohen se kanë sulmuar një person.

Siç mëson Sinjali, viktima është një 64-vjeçar, i cili është sulmuar me mjete të forta nga të dyshuarit, duke i shkaktuar lëndime trupore, për çka u dërgua me urgjencë në Emergjencën e Ferizajt.

Sipas informacioneve të para, të dyshuarit e kanë goditur viktimën teksa ndodhej në veturën e tij, e më pas sulmi ka vazhduar edhe jashtë saj.

Posa rasti është denoncuar, njësitet policore kanë kryer ekzaminimet e nevojshme në vendin e ngjarjes dhe kanë arrestuar personat e dyshuar.

Ndaj tyre, pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor dhe ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme për zbardhjen e rrethanave të rastit.

/GazetaSinjali/

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -
Google search engine

Most Popular

Recent Comments

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com