Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar vendimin për Manastirin, shkruan GazetaDemos.
Kështu ka bërë të ditur Kurti në mbledhjen e sotme të Qeverisë.
“Megjithëkëtë për të arritur një qëllim shumë më madhor që ia kemi borxh shtetit e që hap mundësi të papara më herët ne duhet të bëjmë një hap përpara me maturi e përgjegjësi si një vend i pavarur e sovran. Andaj, sot i kemi thënë Agjencionit Kadastral të Kosovës që ta zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese”, ka deklaruar Kurti.