Saturday, July 27, 2024
No menu items!
spot_img
BallinaLajmePse draft-statuti i Asociacionit nuk është dërguar në Kushtetuese, tregon Kusari-Lila

Pse draft-statuti i Asociacionit nuk është dërguar në Kushtetuese, tregon Kusari-Lila

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, thotë se draft-statuti i Asociacionit të komunave me shumicë serbe, i propozuar nga diplomatët ndërkombëtarë nuk është dërguar për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese, pasi është pritur të ketë reflektim në komentet që pala kosovare i ka bërë te ndërmjetësi për dialog, Miroslav Lajçak.

Kusari-Lila, në një intervistë për KosovaPress, deklaron se është skeptike se do të ketë progres në dialog para zgjedhjeve në Bashkim Evropian.

Sipas saj, dërgimi ose jo i draft-statutit të Asociacionit në Kushtetuese nuk do të ndryshonte situatën aktuale në terren në katër komunat veriore.

“Kërkesë e përhershme ka mbetur gjatë gjithë kohës ose në baza periodike është përmendur domosdoshmëria e dërgimit të statutit të Asociacionit në Gjykatën Kushtetuese, gjë e cila nuk është bërë pasi është pritur të ketë reflektimi në komentet që pala kosovare i ka dorëzuar te ndërmjetësi për draft-statutin e Asociacionit…18:00 Nuk është se në terren do të ndryshohej shumë situata sikur draft-statuti të dërgohej në Gjykatën Kushtetuese. Në terren ndryshohet situata kur të ketë normalitet në funksionimin e jetës siç shihet dhe është çdo vend në Kosovë. Kur qytetarët kanë siguri, evidencat e fundit tregojnë se është rritur siguria në katër komunat në veri të vendit. Po ashtu, të fillohet të kryhen obligimet ndaj kompanive që ofrojnë shërbime publike. Të fillojë dhe të vazhdojë në kontinuitet funksionimi i mirëfilltë i qeverisjes lokale, jo në shërbim të grupeve të caktuara të interesit, por të gjithë qytetarëve pa dallim, siç po ndodh tani. Natyrisht, pas procesit zgjedhor pastaj të shikohen hapat të tjerë”, thotë Kusari-Lila.

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -
Google search engine

Most Popular

Recent Comments

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com