Komuna e Ferizajt ka asfaltuar mbi një kilometër rrugë në lagjen Veli-Miftari në fshatin Jezerc me qëllim që qytetarët ta kenë më të lehtë qarkullimin. Kryetari Agim Aliu, ka thënë se asfaltimi I këtij aksi rrugor ka për qëllim edhe zhvillimin e turizmit. ”Mbi 1 kilometër rrugë u asfaltuan në lagjen Veli-Miftari në fshatin Jezerc duke mundësuar qarkullimin e lehtësuar të banorëve dhe mundësi për zhvillimin e turizmit në panoramën e jashtëzakonshme malore të Jezercit ”a thënë Aliu. Raporton/Rrjeti.info.