Tuesday, October 22, 2024
No menu items!
spot_img
BallinaLajmePolicia e Kosovës parandalon një rast të kontrabandimit me mallra në vlerë...

Policia e Kosovës parandalon një rast të kontrabandimit me mallra në vlerë mbi 10 mijë euro

Policia e Kosovës gjegjësisht njësia e Task Forcës – Lindje, në bashkëpunim me Doganën e Kosovës, gjatë zbatimit të masave për parandalim dhe luftim të kundërligjshmërisë dhe kontrabandës, si rezultat i intensifikimit të kontrolleve taktike dhe operacionale në terren, me datën 12.06.2024 në rrugën Stanqiq- Gjilan ka ndaluar një automjet transportues furgon me targa vendore me drejtues B. F. (viti i lindjes 1976).

Sipas Policisë së Kosovës, gjatë kontrollit të automjetit është vërejtur se kishte të ngarkuara disa paketa me mallra të ndryshme në vlerë mbi 10.000 € si : dylbi teleskopi, pompa uji, aparate, bateri e mallra dhe gjësende të ndryshme.

“Të gjitha veprimet janë ndërmarrë në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit, ku malli i kontrabanduar dhe automjeti sekuestrohen dhe dërgohen në terminalin doganor. Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në luftimin e të gjitha dukurive negative dhe sjelljen para drejtësisë të të gjithë personave të përfshirë në raste penale”, thuhet në komunikatën e Policisë. Raporton/ Rrjeti.Info.

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -
Google search engine

Most Popular

Recent Comments

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com