Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar në Gjilan, pasi që i njëjti dyshohet se ka ushtruar dhunë psikike ndaj viktimave kosovare. Sipas Policisë së Kosovës, gjatë intervistimit, i dyshuari ka pranuar se në shtëpi posedon armë zjarri dhe me urdhër të prokurorit është bastisur shtëpia e të dyshuarit ku janë gjetur dhe janë konfiskuar: tri armë zjarri, dy karikatorë dhe 126 fishekë të kalibrave të ndryshëm. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. Raporton/Rrjeti.info.
Dhunë në familje e armbajtje pa leje, arrestohet i dyshuari
By Rrjeti
0
116
Artikulli tjetër
RELATED ARTICLES