Monday, December 23, 2024
No menu items!
spot_img
BallinaLajmeTre persona bëhen për spital pas një përleshje mes familjarëve në Shtime

Tre persona bëhen për spital pas një përleshje mes familjarëve në Shtime

Së paku tre persona kanë marrë trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal në Ferizaj pas një përleshje mes familjarëve në qytetin e Shtimes. Dyshohet se personat brenda familjes janë lënduar pas dhunës, ndërkohë sipas Policisë së Kosovës, me rastin po merren organet kompetente dhe prokuroria Themelore në Ferizaj. Raporton/Rrjeti.Info.

Kanun Veseli, zëdhënës i Policisë së Kosovës, ka thënë se rreth orës 19:33, policia e stacionit në Shtime ka pranuar një informate për një rrahje në  rrugen ,,12 Qershori” ne Shtime.  “Patrullat e policisë menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe aty kanë mësuar se tre persona anëtarë të familjes, dyshohet për dhunë në familje,  kanë pësuar lëndime trupore dhe pas marrjes së ndihmës së parë në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Shtime, për tretman të mëtutjeshëm mjekësor janë dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj”, ka thënë Veseli. Sipas tij, për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurorit i shtetit dhe rasti po hetohet./Rrjeti.Info.

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -
Google search engine

Most Popular

Recent Comments

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com