Wednesday, April 30, 2025
No menu items!
spot_img
BallinaBlogPejë/ Arrestohet një i dyshuar për falsifikim të parave, sekuestrohen 9 mijë...

Pejë/ Arrestohet një i dyshuar për falsifikim të parave, sekuestrohen 9 mijë dollarë amerikanë

Policia ka njoftuar se sot në Pejë është arrestuar një person i dyshuar për “Falsifikim të parasë”. Hetimi kishte filluar kur një person kishte raportuar se ka pranuar 9 mijë dollarë amerikanë në emër të kthimi të një borxhi për shitblerje veturash.

“Sot, pas një hetimi të shpejtë dhe të koordinuar, Policia e Kosovës, konkretisht Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike, ka realizuar një operacion për ndalimin e një personi të dyshuar për falsifikimin e parasë. Hetimi ka filluar pas një denoncimi nga një qytetar i rajonit të Pejës, i cili kishte pranuar një shumë prej 9,000 $ ( nëntë mijë $) dollarësh amerikanë në emër të kthimit të një borxhi për shitblerje veturash. Pas dyshimeve për autenticitetin e parave, qytetari ka raportuar rastin tek autoritetet kompetente, dhe pas verifikimeve dhe veprimeve hetimore, është identifikuar dhe arrestuar një person i dyshuar nga qyteti i Pejës, për të cilin ekzistojnë dyshime se ka kryer veprën penale të “Falsifikimit të Parasë” sipas nenit 296 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).”

Policia thotë se janë sekuestruar 9 mijë dollarë amerikanë dhe se i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.

“Shuma e parave të sekuestruara është 9,000 dollarë amerikanë. I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit të tij mbrojtës dhe me aktvendim të Prokurorit të Pejës është dërguar në mbajtje për 48 orë. Hetimi është në vazhdim dhe po ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme për të zbardhur plotësisht rastin. Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Prokurorinë kompetente, do të vazhdojë të ndjekë me prioritet çështje të tilla për të garantuar sigurinë dhe integritetin financiar të qytetarëve të vendit.”/Periskopi/

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -
Google search engine

Most Popular

Recent Comments

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com