Friday, February 14, 2025
No menu items!
spot_img
BallinaBlogPolicia e Kosovës apelon për parandalim të sfidave në tik tok nga...

Policia e Kosovës apelon për parandalim të sfidave në tik tok nga fëmijët

Policia e Kosovës, Drejtoria e Policimit në Bashkësi dhe Parandalim apelon për kujdes të shtuar në përdorimin e rrjeteve sociale, në veçanti ndaj platformës TikTok, në të cilën kohe pas kohe publikohen sfida të ndryshme për të rinjtë/fëmijë, e të cilat nëse provohen mund të shkaktojnë pasoja në shëndetin dhe jetën e tyre.

Policia e Kosovës po ashtu u bënë thirrje të gjithë qytetarëve pa dallim që të raportojnë në Policinë e Kosovës në rast se hasin në sfida të tilla, në mënyrë që të parandalohen pasojat të cilat mund të shkaktohen nga realizimi i tyre.

“Të dashur fëmijë dhe prindër, kujdesi në botën virtuale është po aq i rëndësishëm sa ai në jetën reale. Mos u mashtroni nga ajo që shihni në rrjetet sociale dhe mos bëni pjesë në lojëra që rrezikojnë jetën. Bisedoni hapur me prindërit dhe mësuesit tuaj – vetëm së bashku mund të mbrojmë veten dhe të tjerët”.

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -
Google search engine

Most Popular

Recent Comments

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com